11
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi është në
pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në pozicionin
"OFF" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, shtrëngoni shulin e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në shulin
e çelësit. Lëshoni shulin e çelësit për ta ndaluar.
Vegla është e pajisur me një vidë për kontrollin e
shpejtësisë në mënyrë që shpejtësia maksimale e
veglës të mund të kufizohet (e ndryshueshme).
Për shpejtësi më të lartë vidën e kontrollit të shpejtësisë
rrotullojeni në drejtim orar dhe për shpejtësi më të ulët
në drejtim kundërorar.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.2
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit para se
të nisni punën.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Nëse drejtimi i rrotullimit
ndryshohet para se vegla të ndalojë, ajo mund të
dëmtohet.
Vegla ka një çelës ndërrimi për ndryshimin e drejtimit të
rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin e
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar
(përpara) ose në pozicionin e
(ana B) për rrotullimin
në drejtimin kundërorar (mbrapsht).
Ndezja e llambave
Fig.3
Për modelin DA3010F, DA3011F
KUJDES:
•
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Për ta ndezur llambën, ndizni veglën. Më pas llamba
ndriçon majën e puntos. Për ta fikur, ndalojeni veglën.
SHËNIM:
•
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
Fig.4
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhosni fort mbajtësen anësore mbi vegël. Mbajtësja
anësore mund të montohet në cilëndo anë të veglës,
cilado t'ju përshtatet.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për modelin DA3010, DA3010F
Fig.5
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për modelin DA3011, DA3011F
Fig.6
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin kundërorar
për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni punton në
mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni
bokullën në drejtimin orar për të shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
Fig.7
Mbajeni veglën fort me një dorë në pjesën e mbajtjes së
veglës dhe me dorën tjetër në mbajtësen anësore kur
vini veglën në punë.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë, bëni një
shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të shpohet. Pastaj
në vendin e shënuar vendosni punton dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.