28
Shqip
Udhëzime sigurie
Duhen mbajtur pajime personale mbrojtëse (PPM) (këpucë sigurie, doreza etj.)
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese nuk
duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Lidhja me rrjetin elektrik
Gjatë instalimit elektrik duhen respektuar normat përkatëse të VDE-së, të shtetit
dhe të EVU-së në verzionin e tyre aktual
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen nga një elektricist i
autorizuar, duke marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa 701 dhe
standardin IEC 60364-7-701.
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse kundër rrjedhjes së
rrymës (RCD/ FI) me një vlerësim të rrymës diferenciale ≤ 30mA.
Mbrojtja duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e
tij.
Temperatura e ambientit nuk duhet të jetë më e lartë se 50 °C.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension.
• Për montimin lejohet që të përdoret vetëm material i standardizuar.
• Të gjithë komponentët duhet të jenë të arritshëm.
• Në afërsi nuk duhet të ndodhen materiale që ndizen lehtë.
• Vendi i montimit të iBox Hub duhet të jetë i arritshëm në çdo kohë dhe jashtë
zonës 0 dhe 1.
• iBox Hub posedon mundësi të ndryshme lidhje, LAN dhe HDMI, fishë ose Toslink
për AUX. Nëse në iBox Hub lidhet një monitor, duhet që lidhja të kryhet me anën
e një "Kabulli HDMI Fiber Optic" ose "Kabull HDMI Fibër optike".
• Për konfigurimin e iBox Hub është i detyrueshëm "hansgrohe installer App".
Aplikacioni mund të gjendet këtu: https://www.hansgrohe.com/smart-living/app
• Me këtë deklaron Hansgrohe SE [shoqëri evropiane], që tipi i sistemit të
transmetimit «Pontos Base» përputhet me direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë
i deklaratës së konformitetit të BE-së është i disponueshëm nën adresën
e mëposhtme të internetit: pro.hansgrohe.com
Trafo
Njësia e ushqimit duhet të instalohet në një kuti shkarkimi > Ø 60 mm (versioni i
thellë).Kjo kuti shkarkimi lidhet me zonën e instalimit për iBox Control përmes një
tubi bosh EN 20.
Furnizimi me tension 12 V DC SELV duhet që të kryhet vetëm nëpërmjet
transformatorit të dërguar të llojit 30335810. Transformatori duhet të instalohet
jashtë zonës 0, 1 dhe 2, në një kuti shpërndarëse, nën murore, të ndërtuar dhe
me mbrojtje kundër goditjes elektrike.
Lidhja e tensionit të rrjetit prej 100 - 240 V AC 50 - 60 Hz duhet të kryhet
përmes një pajisjeje ndarëse (çelës automat), si dhe përmes një pajisjeje
mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës (RCD / FI) me një rrymë të përcaktuar
diferenciale ≤ 30 mA.
Furnizimi me tension lejohet të kryhet vetëm me transformatorët e furnizuar. Çdo
përdorim tjetër ose që shkon përtej këtij qëllimi specifik do të konsiderohet si në
kundërshtim me përcaktimet. Rreziku merret përsipër vetëm nga përdoruesi. Në
përdorimin sipas përcaktimit llogaritet gjithashtu edhe veprimi në përputhje me
udhëzuesin e përdorimit/montimit, si dhe ndjekja e përshkrimeve për pastrimi
dhe riparimin. Prodhuesi/shitësi i këtij produkti nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi për lëndime ose dëmtime, të cilat lindin si pasojë e montimit të
gabuar/përdorimit të gabuar.
Të dhëna teknike
Etiketa e modelit
shih faqen 39
Ndërfaqet
LAN RJ45
WLAN 2,4 GHz, kriptim WPA2
Bluetooth 4.1
USB 2.0 Tip A (ndërfaqe debug)
HDMI Type A
AUX (fishë 3,5 mm / miniTOSLink
CAN 1 (ndërfaqe për iBox Control)
CAN 2 (për zhvillime të mëtejshme)
Trafo 30335810 (Të dhëna teknike shikoni etiketën e modelit)
Hyrja (IN)
100 - 240 V / 50 - 60 Hz
Dalja (OUT)
12 V DC SELV / 2,5 A
Përmasat
shih faqen 39
Pesha:
92 g
Treguesi LED
• Jeshil: Sistemi është në punë
• Duke pulsuar me blu të errët: Kërkimi i butonit aktiv
• Blu e hapur: Access point e hapur
• E verdhë: Nuk ka lidhje MQTT
• E bardhë: Po kryhet firmware Update
• E Kuqe: Demtim
Riparimi
Vetëm nga stafi teknik i Hansgrohe ose nga personat ose firmat e autorizuara nga
Hansgrohe.
Përshkrimi i simbolit
Përmasat
(shih faqen 39)
Shembuj të montimit
(shih faqen 37)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 38)
Pjesët e servisit
(shih faqen 39)
Hedhja e baterive-mbetje dhe e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(gjen zbatim në Bashkimin
Evropian dhe në shtete të tjera evropiane me sisteme të
diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se bateria apo produkti nuk
administrohet si mbetje shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo produkti të
hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme
negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Riciklimi i materialeve ndihmon në
ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u siguruar që bateria apo produkti të
administrohet siç duhet, dorëzojeni produkti në fund të ciklit jetik në pikën përkatëse
të grumbullimit për riciklimin e baterive dhe të pajisjeve elektrike e elektronike. Për
më shumë informacion të detajuar rreth riciklimit të këtij produkti apo baterie, jeni të
lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar, shërbimin tuaj të hedhjes së
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku e keni blerë produktin.
i
Montimi
(shih faqen 33)