SQ - 16
5.1.4. Vënia e programit në punë
Drita LED Start/Pauzë do të pulsojë gjatë zgjedhjes së programit. Shtypni butonin Start/
Pauzë për të filluar programin. Drita LED Start/Pauzë që tregon se programi ka filluar dhe
drita LED e tharjes do të ndizen.
Programi
Përshkrimi
Tharje ekstra pambuku
Ky program than rroba të trasha dhe me shumë shtresa të tilla si peshqirët
prej pambuku, mbulesat e krevatit, këllëfët e jastëkëve, peshqirët e dushit, në
temperaturë të lartë për t'ju lejuar t'i vendosni në dollap.
Tharje pambuku për dollap
Ky program than pizhamet prej pambuku, të brendshmet, mbulesat e tavolinave,
etj. për t'ju lejuar t'i vendosni në dollap.
Tharje pambuku për
hekurosje
Ky program than rrobat prej pambuku për t'i përgatitur për hekurosje. Rrobat e
nxjerra nga pajisja do të jenë pak të njoma.
Tharje sintetikesh për dollap
Ky program than pizhamet prej pambuku, të brendshmet, mbulesat e tavolinave,
etj. për t'ju lejuar t'i vendosni në dollap.
Tharje sintetikesh për
hekurosje
Ky program than rrobat sintetike të tilla si këmishët, bluzat, pulovrat në
temperaturë të ulët krahasuar me programin e të pambuktave për t'i përgatitur për
hekurosje. Rrobat e nxjerra nga pajisja do të jenë pak të njoma.
Delikate
Ky program than rrobat e holla si këmishët, bluzat dhe copat prej mëndafshi në
temperaturë të ulët për t'i bërë gati për t'u veshur.
Miks
Ky program than rrobat me përzierje pambuk-sintetike që nuk çngjyrosen për t'i
bërë gati për t'u veshur.
Kujdes për bebet
Ky program than rrobat delikate të foshnjave në temperaturë të ulët për t'i bërë
gati për t'u veshur.
Xhins
Ky program përdoret për të tharë xhinse.
Time Programet
Për të arritur nivelin e kërkuar të tharjes në temperaturë të ulët, mund të përdorni
programet e tharjes me kohë prej 10 min., 30 min., dhe 60 min. Pavarësisht nga
niveli i tharjes, programi ndalon në kohën e dëshiruar.
Rifreskim
Ky program bën ajrim për 10 minuta pa nxehtësi për të ndihmuar në rifreskimin e
rrobave tuaja.
Ekspres 29'
2 kg bluza pambuku të rrotulluara me shpejtësi të lartë në lavatriçe thahen për 29
minuta.
Këmisha 12'
2 deri në 3 bluza janë gati për t'u hekurosur për 12 minuta.
E RËNDËSISHME:
Mos e hapni derën ndërkohë që programi është në punë. Nëse ju
duhet të hapni derën, mos e mbani të hapur për kohë të gjatë.
Summary of Contents for L-71 C
Page 1: ...Tumble Dryer User Manual EN L 71 C ...
Page 32: ...52379970 210817 00 ...
Page 33: ...Машина за сушење алишта Упатство за употреба МК L 71 C ...
Page 69: ...52379981 210817 00 ...
Page 70: ...Tharëse Manuali i Përdorimit SQ L 71 C ...
Page 103: ...52379982 210817 00 ...
Page 104: ...Mašina za sušenje veša Uputstvo za upotrebu SR L 71 C ...
Page 139: ...52379984 210817 00 ...