SQ - 15
5.1.3. Funksionet ndihmëse
Më poshtë është tabela që përmbledh opsionet që mund të zgjidhen në programe.
Opsioni
Përshkrimi
Anti-rrudha
Nëse zgjidhni opsionin “Anti-rrudha” dhe nuk e hapni derën e tharëses në fund të
programit, faza 1-orëshe e anti-rrudhave do të zgjatë 2 orë. Pasi të keni zgjedhur
opsionin Anti-rrudha, do të dëgjoni një sinjal. Mund të shtypni të njëjtin buton
përsëri për të anuluar opsionin. Nëse hapni derën ose shtypni butonin Start/Pauzë
ndërkohë që hapi i anti-rrudhave është në punë, ky hap do të anulohet.
Niveli i tharjes
Niveli i lagështisë së marrë pasi tharja mund të rritet me 3 nivele. Në këtë mënyrë
mund të zgjidhet niveli i kërkuar i tharjes. Nivelet që mund të zgjidhen përveç
konfigurimit standard: 1, 2, 3. Pas zgjedhjes, drita LED e nivelit përkatës të tharjes
do të ndizet.
Shtyrja e kohës
Mund ta vononi kohën e nisjes së programit duke zgjedhur opsionin 3 orë, 6 orë
ose 9 orë. Mund të aktivizoni kohën e dëshiruar të vonesës duke shtypur butonin
Start/Pauzë. Kur koha mbaron, programi i zgjedhur do të fillojë automatikisht.
Gjatë shtyrjes së kohës, mund të aktivizohen/çaktivizohen opsionet e pajtueshme
me programin.
Anulim i sinjalit
Tharësja lëshon një sinjal kur rrotullohet çelësi i zgjedhjes së programit, kur
shtypen butonat dhe në fund të programit. Për të anuluar këto paralajmërime,
shtypni dhe mbani shtypur butonin "Opsioni Delikate" për 3 sekonda. Kur shtypni
butonin, do të dëgjoni një sinjal që tregon se opsioni është anuluar.
Kyçi i fëmijëve
Ka një opsion kyçjeje për fëmijët për të shmangur ndryshime të programit, kur
shtypen butonat gjatë programit. Për aktivizimin e kyçit të fëmijëve përdoruesi
duhet të shtyp çelësat ose butonat „Drying Level“ dhe „Anticrease“ njëkohësisht
për 3 sek. Pasi kyçi i fëmijëve të jetë aktivizuar, të gjithë çelësat do të çaktivizohen.
Kyçja për fëmijët automatikisht do të çaktivizohet në fund të programit. Për
të çaktivizuar kyçin e fëmijëve në fund të programit, vendosni ose përcaktoni
çelësin e zgjedhjes së programit në pozicionin „Off“. Pastaj vendosni çelësin e
zgjedhjes së programit në pozicionin e parë. Kyçi i fëmijëve ende është aktiv.
Për çaktivizimin e kyçit të fëmijëve, përdoruesi duhet të shtyp butonat „Drying
Level“ dhe „Anticrease“ njëkohësisht për 3 sek. Kur aktivizohet/çaktivizohet kyçi
i fëmijëve, „CL“ do të shfaqet në ekran për 2 sek dhe pastaj shkyçet dhe do të
dëgjohet një zë paralajmërues. Paralajmërim: Kur produkti është në punë ose
kyçja për fëmijët është aktive, nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programit,
do të dëgjoni një sinjal paralajmërues dhe ‘’CL’’ do të shfaqet në ekran për 2
sekonda e më pas fiket. Nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programit, ju do të
dëgjoni një zë. Edhe nëse e vendosni çelësin e programit në një program tjetër,
programi i mëparshëm do të vazhdojë të punojë. Për të zgjedhur një program të ri,
duhet të çaktivizoni kyçin e fëmijëve e më pas të vendosni çelësin e zgjedhjes së
programit.
Summary of Contents for L-71 C
Page 1: ...Tumble Dryer User Manual EN L 71 C ...
Page 32: ...52379970 210817 00 ...
Page 33: ...Машина за сушење алишта Упатство за употреба МК L 71 C ...
Page 69: ...52379981 210817 00 ...
Page 70: ...Tharëse Manuali i Përdorimit SQ L 71 C ...
Page 103: ...52379982 210817 00 ...
Page 104: ...Mašina za sušenje veša Uputstvo za upotrebu SR L 71 C ...
Page 139: ...52379984 210817 00 ...