![FAVORIT 4-J BLACK User Manual Download Page 146](http://html1.mh-extra.com/html/favorit/4-j-black/4-j-black_user-manual_546822146.webp)
SQ - 7
•
Mbroni pajisjen tuaj nga kushtet atmosferike. Mos e
ekspozoni ndaj efekteve të tilla si dielli, shiu, bora,
lagështia e tepërt, etj.
•
Materialet rrotull pajisjes (kabinetit) duhet të jenë në
gjendje t'i rezistojnë një temperature minimale prej
100°C.
•
Temperatura në sipërfaqen e poshtme të pianurës
mund të rritet gjatë përdorimit. Prandaj, duhet të
montohet një dërrasë poshtë produktit.
1.3
gjatë Përdorimit
•
Mos vendosni materiale të djegshme apo që u vihet
flaka në apo afër pajisjes kur ajo është në punë.
•
Mos e lini pa përkujdesje furrën derisa zieni me
vajra të ngurta apo të lëngshme. Ato mund të marrin
flakë në kushte nxehtësie ekstreme. Asnjëherë mos
hidhni ujë në flakët që shkaktohen nga vaji por fikeni
pianurën dhe mbulojeni tenxheren me kapak ose
mbulesë zjarri.
•
Gjithmonë poziciononi tiganët mbi qendrën e zonës
së gatimit, dhe i ktheni dorezat në një pozicion të
sigurt ashtu që ato të mos mund të goditen apo
tërhiqen.
•
Nëse produkti nuk do të përdoret për kohë të
gjatë, fikeni çelësin kryesor të kontrollit. Gjithashtu,
kur nuk përdorni pajisje gazi, mbylleni valvulën e
gazit.
•
Sigurohuni që pajisjet e kontrollit të kësaj pajisje të
jenë gjithnjë në pozicionin zero “
0
” (stop) kur nuk
përdoret.
1.4
gjatë Pastrimit dhe mirëmbajtjes
•
Sigurohuni që pajisja juaj të jetë e fikur në prizë
para se të bëni punë pastrimi ose mirëmbajtjeje.