SQ - 6
Specifikimet për këtë pajisje janë treguar në etiketë.
•
KUJDES:
Kjo pajisje është bërë vetëm për të
gatuar ushqim dhe për përdorim të brendshëm
familjar. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër
apo në ndonjë përdorim tjetër, si për shembull për
përdorim jo-familjar ose në një ambient tregtar apo
për ngrohje të dhomës.
•
Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për
të garantuar sigurinë tuaj. Meqenëse xhami mund të
thyhet, duhet të bëhet kujdes kur pastroni për të
shmangur gërvishtjet. Mos e goditni ose përplasni
xhamin me aksesorë.
•
Sigurohuni që kablli i energjisë të mos ngecet ose
dëmtohet gjatë instalimit. Nëse kabllo e furnizimit
të rrymës dëmtohet, ajo duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi, agjenti i servisit apo personat me
kualifikim të ngjashëm me qëllim të shmangies së
rrezikimit.
•
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg nga kjo pajisje.
1.2
Paralajmërimet e instalimit
•
Mos përdorni pajisjen para se ajo të instalohet
plotësisht.
•
Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim
që mund të shkaktohet nga vendosja dhe instalimi i
gabuar nga njerëz të paautorizuar.
•
Kur shpaketoni pajisjen, sigurohuni që të mos jetë
dëmtuar gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti,
mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë
me një agjent shërbimi të kualifikuar. Materialet e
përdorura për paketim (najlon, kapëse, polistirol,
etj.) mund të jenë të dëmshme për fëmijët dhe duhet
të grumbullohen dhe të hiqen menjëherë.