![Eurolux MBGEPR 20E BK Installation Manual Download Page 62](http://html1.mh-extra.com/html/eurolux/mbgepr-20e-bk/mbgepr-20e-bk_installation-manual_2438821062.webp)
NËSE ASNJË NGA HAPAT E MËSIPËRM NUK E NDRYSHON SITUATËN, THIRRENI
PËRFAQËSUESIN E AUTORIZUAR
Shënim:
Kjo pajisje është e dizajnuar për përdorim shtëpiak, për ngrohjen e ushqimit dhe të
pijeve duke përdorur energji elektromagnetike, dhe këtë vetëm për përdorim të
brendshëm.
RADIO PENGESA
Furra me mikrovalë mund të shkaktojë pengesa në radio, TV ose pajisje të ngjashme. Kur
ndodh një pengesë e tillë, mund të eliminohet ose të zvogëlohet në mënyrat e mëposhtme:
a. Pastrojeni sipërfaqen e derës dhe mbyllësin e furrës.
b.Radioja, TV-ja, etj. të vendosen sa më larg nga furra.
c. Përdoreni një antenë të instaluar siç duhet për radio, TV, etj. për të pasur marrje
më të fortë të sinjalit
MONTIMI
1. Sigurohuni që të gjitha materialet e paketimit të hiqen nga pjesa e brendshme e derës.
2. Pas heqjes së paketimit, vizualisht kontrollojeni furrën se mos rastësisht ka dëmtime siç
janë:
-Deformimi i derës
-Dëmtimi i derës
-Shembje ose vrimë në dritaren e derës
-Ekrani i shembur në brendësi të furrës.
Nëse ndonjë prej këtyre dëmtimeve janë të dukshme, MOS e përdorni furrën.
1. Kjo furrë me mikrovalë peshon 14 kg dhe duhet të vendoset në një sipërfaqe horizontale që
është mjaft e fortë për t’i bërë ballë peshës së saj.
2. Furra duhet të vendoset larg nga burimi i temperaturës së lartë dhe avullit.
3. Mos vendosni asgjë mbi furrë.
4. Mos e hiqni patformën rrotulluese nga vendi.
5. Ashtu si me çdo pajisje, fëmijët duhet të monitorohen kur e përdorin pajisjen.
VËREJTJE - KJO PAJISJE DUHET TË JETË E TOKËZUAR.
1. Shtikeri i gajtanit duhet të jetë në vend të përshtatshëm për ta lidhur kabllon e energjisë.
2. Kjo furrë kërkon 1,3 KVA për aktivizim.
Me rastin e montimit të furrës, rekomandohet këshillimi me inxhinierin e servisimit.
KUJDES: Kjo furrë ka mbrojtje interne me AC 250V, me siguresë 8 amperë.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURI
VËREJTJE:
Kur pajisja vepron në një mënyrë të kombinuar të veprimit, fëmijët mund ta
përdorin furrën vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve për shkak të temperaturës së induktuar
(vetëm për modele me funksion grilli).
6
2
ALB