![Eurolux MBGEPR 20E BK Installation Manual Download Page 57](http://html1.mh-extra.com/html/eurolux/mbgepr-20e-bk/mbgepr-20e-bk_installation-manual_2438821057.webp)
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Lexojini me kujdes udhëzimet dhe ruajini për përdorim të ardhshëm
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Me rastin e përdorimit të pajisjes elektrike, duhet të kihet kujdes për
masat parandaluese, duke përfshirë:
Kujdes: Për të zvogëluar rrezikun e djegies, goditjeve elektrike, zjarrit,
lëndimeve të fytyrës ose ekspozimit përtej mase ndaj energjisë
mikrovalore:
1. Lexojini të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes.
2. Përdoreni këtë pajisje vetëm për përdorimin e saj të paraparë,
siç përshkruhet në këtë manual. Mos përdorni kimikate korrozioni
ose spreje në këtë pajisje. Ky lloj i furrës është projektuar
posaçërisht për nxehje, gatim ose rreshkje të ushqimit. Nuk është
përcaktuar për përdorim industrial ose për laborator.
3. Mos e përdorni furrën kur është e zbrazët.
4. Mos e përdorni këtë pajisje nëse kablloja ose shtikeri i saj janë
të dëmtuara, nëse nuk funksionon si duhet, nëse është dëmtuar ose
nëse ka rënë. Nëse kablloja e energjisë është dëmtuar, ajo duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi i saj ose nga përfaqësuesi i servisimit të
saj apo nga personi i kualifikuar adekuat në mënyrë që t’i shmangeni
rrezikut.
57
ALB