![Eurolux MBGEPR 20E BK Installation Manual Download Page 59](http://html1.mh-extra.com/html/eurolux/mbgepr-20e-bk/mbgepr-20e-bk_installation-manual_2438821059.webp)
15. Pajisjet për gatim mund të nxehen shumë për shkak të nxehtësisë
që lirohet nga nxehja e ushqimit. Enët për mbajtjen e veglave mund
të jenë të nevojshme.
16. Është e nevojshme të kontrollohet nëse pjatat janë të
përshtatshme për përdorim në furrë me mikrovalë.
Vërejtje:
Është e rrezikshme që çfarëdo personi tjetër,
përveç profesionistit të kualifikuar, të bëjë një shërbim ose
riparim të procedurës që përfshin heqjen e kapakut që mbron nga
ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalës.
Ky produkt është i klasës së parë me pajisje me definim të klasës së
parë: mbrojtja nga goditja elektrike nuk mbështetet vetëm në izolimin
bazë, por përfshin edhe masa shtesë të sigurisë, ku pjesët që lidhen
me mbrojtje me tokëzim në atë mënyrë që pajisjet e caktuara nuk
mund të jenë aktive në momentin e heqjes së izolimit bazik. Për
klasën B, pajisja është e përshtatshme për përdorim në
kushte shtëpiake. Për nevoja shtëpiake.
Kjo pajisje nuk është e destinuar për përdorim nga persona (duke i
përfshirë edhe fëmijët) me kapacitet të reduktuar fizik, shqisor ose
mendor ose mungesë të përvojës dhe njohurive, përveç
nëse mbikëqyren ose udhëzohen ta përdorin pajisjen nga personi
i cili është përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që ata nuk luajnë
me pajisjen.
Vërejtje:
mos e instaloni furrën mbi shporet / pllakë ose pajisje
të tjera për prodhimin e nxehtësisë. Nëse është montuar, mund
të dëmtohet dhe garancia do të humbasë.
- Sipërfaqja në dispozicion mund të bëhet e nxehtë gjatë përdorimit.
- Kur pajisja punon, dera ose sipërfaqja e jashtme mund të bëhet e
nxehtë
- Kur pajisja punon, temperatura e sipërfaqeve të ekspozuara mund
të jetë e lartë.
- Pajisja duhet të vendoset pranë murit.
59
ALB