Shqip
3
Udhëzimet e sigurisë
UDHËZIME TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI PËR T'IU REFERUAR NË TË
ARDHMEN.
VETËM PËR FUNKSIONIN E MIKROVALËS
VINI RE
: Nëse dera apo gominat e derës janë të dëmtuara, furra
nuk duhet të vihet në punë derisa të riparohet nga një person
kompetent.
VINI RE
: Është e rrezikshme që një person, i cili nuk është
kompetent, të kryejë riparime ose shërbime që kanë të bëjnë
me heqjen e kapakut i cili mbron nga ekspozimi ndaj energjisë
së mikrovalëve.
VINI RE
: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në
enë të vulosura pasi kanë tendencë të shpërthejnë.
VINI RE
: Lërini fëmijët të përdorin furrën të pambikëqyrur
vetëm kur janë dhënë udhëzimet e duhura, në mënyrë që
fëmija të jetë në gjendje ta përdorë furrën në mënyrë të sigurt
dhe të kuptojë rreziqet nga mospërdorimi në mënyrën e duhur.
Kjo pajisje është parashikuar për përdorim vetëm në shtëpi dhe
nuk është parashikuar për përdorimet e mëposhtme:
• në ambientet e kuzhinës për stafin në dyqane, zyra dhe
mjedise të tjera pune;
• në shtëpitë në ferma;
• nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
• në mjediset që ofrojnë fjetje dhe mëngjes.
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për përdorim në
furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre, hidhini një sy
furrës, pasi ekziston mundësia e marrjes flakë.
Furra me mikrovalë është parashikuar për ngrohjen e
ushqimeve dhe të pijeve. Tharja e ushqimeve ose e veshjeve
dhe ngrohja e jastëkëve me korrent, shapkave, sfungjerëve,
rrobave të lagura dhe të ngjashme me këto mund të çojë në
rrezik lëndimi, marrjeje flakë ose zjarri.
Nëse vini re (del) tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlim
shpërthyes të vonuar, prandaj duhet treguar kujdes kur të
mbani enën.
Përmbajtjet e biberonëve dhe vazot me ushqim për bebet,
duhet të trazohen dhe të tunden si dhe të kontrollohet
temperatura para se të konsumohen, për të shmangur djegiet.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të
nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe
pasi të ketë ndaluar nxehja e mikrovalës.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen mbetjet
e ushqimeve.
Udhëzimet e sigurisë
MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 3
2017-11-29 5:50:42
Содержание MG22M8074A Series
Страница 41: ...Mikrovalna pećnica Korisnički priručnik MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_HR indd 1 2017 11 29 5 51 59 ...
Страница 81: ...Микробранова печка Упатство за користење MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_MK indd 1 2017 11 29 5 51 39 ...
Страница 121: ...Cuptor cu microunde Manual de utilizare MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_RO indd 1 2017 11 29 5 51 20 ...
Страница 161: ...Furrë me mikrovalë Manuali i përdorimit MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_SQ indd 1 2017 11 29 5 50 42 ...
Страница 201: ...Mikrotalasna pećnica Korisnički priručnik MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_SR indd 1 2017 11 29 5 50 23 ...
Страница 241: ...Mikrovalovna pečica Uporabniški priročnik MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_SL indd 1 2017 11 29 5 51 00 ...
Страница 281: ...Microwave Oven User manual MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_EN indd 1 2017 11 29 5 52 19 ...