Shqip
35
Udhëzues gatimi
Këshilla
Shkrirja e gjalpit
Vendosni 50 g gjalpë në një enë të vogël e të thellë qelqi. Mbulojeni me kapak plastik. Nxeheni
për 30-40 sekonda me 850 W derisa gjalpi të shkrijë.
Shkrirja e çokollatës
Vendosni 100 g çokollatë në një enë të vogël e të thellë qelqi. Nxeheni për 3-5 minuta me 450 W
derisa çokollata të shkrijë. Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza gatimi kur ta
nxirrni jashtë!
Shkrirja e mjaltit të kristalizuar
Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një enë të vogël e të thellë qelqi. Nxeheni për 20-30
sekonda me 300 W derisa mjalti të shkrijë.
Shkrirja e xhelatinës
Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë. Vendoseni xhelatinën e kulluar
në një tas të vogël pireks, prej qelqi. Nxeheni për 1 minutë në 300 W. Trazojeni pasi të ketë
shkrirë.
Gatimi i shtresës/veshjes (për kekë dhe ëmbëlsira)
Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë. Gatuajeni të
pambuluar në një tas qelqi pireks për 3½ deri në 4½ minuta në 850 W derisa shtresa/veshja të
jetë transparente. Trazojeni dy herë gjatë gatimit.
Gatimi i reçelit
Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks, prej qelqi me
madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për konservim dhe trazojeni
mirë. Gatuajini të mbuluar për 10-12 minuta në 850 W. Trazoni disa herë gjatë gatimit. Hidheni
drejtpërdrejt në vazo të vogla qelqi, të vulosura me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.
Gatimi i budingut
Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar udhëzimet e
prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me madhësi të përshtatshme dhe me
kapak. Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri në 7½ minuta në 850 W. Trazoni disa herë gjatë gatimit.
Skuqja e fetave të bajameve
Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë qeramike me
madhësi mesatare. Trazojeni disa herë gjatë pjekjes për 3½ deri në 4½ minuta në 600 W. Lëreni
të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 35
2017-11-29 5:50:48
Содержание MG22M8074A Series
Страница 41: ...Mikrovalna pećnica Korisnički priručnik MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_HR indd 1 2017 11 29 5 51 59 ...
Страница 81: ...Микробранова печка Упатство за користење MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_MK indd 1 2017 11 29 5 51 39 ...
Страница 121: ...Cuptor cu microunde Manual de utilizare MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_RO indd 1 2017 11 29 5 51 20 ...
Страница 161: ...Furrë me mikrovalë Manuali i përdorimit MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_SQ indd 1 2017 11 29 5 50 42 ...
Страница 201: ...Mikrotalasna pećnica Korisnički priručnik MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_SR indd 1 2017 11 29 5 50 23 ...
Страница 241: ...Mikrovalovna pečica Uporabniški priročnik MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_SL indd 1 2017 11 29 5 51 00 ...
Страница 281: ...Microwave Oven User manual MG22M8074A MG22M8074AT_OL_DE68 04445J 01_EN indd 1 2017 11 29 5 52 19 ...