70 SHQIP
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte druri.
Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave Makita
mund të sharrohen edhe materialet e mëposhtme:
— Produktet e aluminit
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që
do të përdoren për materialin që do të pritet.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që fleta e
sharrës së rrumbullakët nuk e prek materialin
e punës etj. përpara se të ndizet çelësi.
Ndezja
e veglës kur fleta e sharrës së rrumbullakët prek
materialin e punës mund të çojë në zmbrapsje dhe
lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
Pas një prerjeje mos e
ngrini fletën e sharrës së rrumbullakët derisa
të ketë ndaluar plotësisht.
Ngritja e fletës që
ngadalësohet mund të çojë në lëndime personale të
rënda dhe të dëmtojë materialin e punës.
PARALAJMËRIM:
Mos kryeni rregullime
të tilla si rrotullimi i mbajtëses, levave, kunjit të
ndaluesit në vegël gjatë kohës që fleta e sharrës
së rrumbullakët rrotullohet.
Rregullimi gjatë kohës
që fleta e sharrës së rrumbullakët rrotullohet mund të
rezultojë në lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Mos e lëshoni kokën e sharrës të
pakontrolluar nga pozicioni plotësisht poshtë.
Koka e pakontrolluar e sharrës mund t’ju godasë
duke rezultuar në lëndim.
VINI RE:
Përpara përdorimit, sigurohuni të
zhbllokoni kunjin ndalues dhe të lironi dorezën
nga pozicioni i ulur.
VINI RE:
Mos ushtroni presion të tepërt mbi
dorezë gjatë kohës që prisni.
Një forcë e tepërt
mund të çojë në mbingarkesë të motorit dhe/ose
efikasitet të ulët në prerje. Dorezën shtypeni poshtë
me forcën e nevojitur për një prerje të lëmuar dhe pa
rënie të ndjeshme të shpejtësisë së diskut.
VINI RE:
Shtypni pak poshtë dorezën për të
kryer prerjen.
Nëse doreza shtypet me forcë ose
nëse ushtrohet forcë në njërën anë, flet e sharrës së
rrumbullakët mund të dridhet dhe të lërë një shenjë
(shenjën e sharrimit) në materialin e punës dhe
saktësia e prerjes mund të cenohet.
VINI RE:
Gjatë një prerjeje me rrëshqitje, shtypni
lehtë shasinë drejt rigave udhëzuese pa ndaluar.
Nëse lëvizja e shasisë ndalon gjatë prerjes, në
materialin e punës mund të lihet një shenjë dhe
saktësia e prerjes mund të cenohet.
Prerja me copa
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë bllokoni
lëvizjen rrëshqitëse të shasisë kur kryeni një
prerje me copa.
Prerja pa bllokim mund të çojë në
zmbrapsje të mundshme që mund të shkaktojnë
lëndime personale të rënda.
Materialet e punës 70 mm të larta dhe 92 mm të gjera
mund të priten në mënyrën e mëposhtme.
1.
Shtyni shasinë drejt rigave udhëzuese derisa të
ndalojë dhe bllokojeni me kunjin ndalues.
2.
Siguroni materialin e punës me llojin e duhur të
morsës.
3.
Ndizeni veglën pa e prekur materialin me fletën e
sharrës së rrumbullakët dhe prisni derisa fleta e sharrës
së rrumbullakët të marrë shpejtësi të plotë përpara
uljes.
4.
Ulni me ngadalë poshtë dorezën plotësisht në
pozicionin e poshtëm për të prerë materialin e punës.
5.
Kur prerja të përfundojë, fikni veglën dhe
prisni derisa fleta e sharrës së rrumbullakët të
ketë ndaluar plotësisht
përpara se ta ktheni fletën
e sharrës së rrumbullakët plotësisht në pozicionin
plotësisht të ngritur.
►
Fig.46:
1.
Kunji ndalues
Prerje me rrëshqitje (shtyrje) (gjatë
prerjes së materialeve të punës të
gjera)
PARALAJMËRIM:
Sa herë që kryeni një
prerje me rrëshqitje, fillimisht tërhiqeni shasinë
plotësisht drejt vetes dhe shtyjeni dorezën deri
në fund poshtë, më pas shtyjeni shasinë drejt
rigës udhëzuese. Mos e filloni asnjëherë prerjen
me rrëshqitje me shasinë jo të tërhequr plotësisht
drejt vetes.
Nëse e kryeni prerjen e pjerrët me
shasinë jo të tërhequr plotësisht drejt vetes, mund
të ndodhin zmbrapsje të papritura dhe mund të
shkaktohet lëndim i rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
Mos provoni asnjëherë
të kryeni prerje me rrëshqitje duke e tërhequr
shasinë drejt vetes.
Tërheqja e shasisë drejt vetes
gjatë prerjes mund të shkaktojë zmbrapsje të papritur,
duke rezultuar në lëndim të mundshëm të rëndë
personal.
PARALAJMËRIM:
Mos kryeni asnjëherë
prerje me rrëshqitje me dorezën të bllokuar në
pozicion të ulur.
1.
Zhbllokoni kunjat e ndaluesit në mënyrë që shasia
të mund të ngrihet dhe të rrëshqasë lirshëm.
2.
Siguroni materialin e punës me llojin e duhur të
morsës.
3.
Tërhiqeni shasinë plotësisht drejt vetes.
4.
Ndizeni veglën pa e prekur materialin me fletën e
sharrës së rrumbullakët dhe prisni derisa fleta e sharrës
së rrumbullakët të marrë shpejtësi të plotë.
5.
Shtyjeni dorezën poshtë dhe
shtyni shasinë drejt
rigave udhëzuese dhe përmes materialit të punës.
6.
Kur prerja të përfundojë, fikni veglën dhe
prisni derisa fleta e sharrës së rrumbullakët të
ketë ndaluar plotësisht
përpara se ta ktheni fletën
e sharrës së rrumbullakët plotësisht në pozicionin
plotësisht të ngritur.
►
Fig.47:
1.
Kunji i ndaluesit për bllokimin e
dorezës
2.
Kunji i ndaluesit për bllokimin e
rrëshqitëses
Содержание LS002G
Страница 2: ...Fig 1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 12 11 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 Fig 2 2 ...
Страница 4: ...1 2 4 3 Fig 7 2 1 3 Fig 8 1 2 Fig 9 1 2 3 Fig 10 3 1 2 4 Fig 11 1 Fig 12 4 ...
Страница 5: ...1 3 2 4 Fig 13 1 2 Fig 14 1 Fig 15 Fig 16 1 2 3 4 5 6 Fig 17 1 2 Fig 18 5 ...
Страница 6: ...Fig 19 Fig 20 1 2 3 Fig 21 1 2 3 4 5 6 Fig 22 3 4 1 2 5 Fig 23 6 ...
Страница 7: ...1 2 3 4 Fig 24 1 2 3 5 4 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 3 Fig 27 1 2 3 Fig 28 7 ...
Страница 8: ...1 Fig 29 1 Fig 30 1 3 2 4 Fig 31 1 2 3 Fig 32 1 2 3 4 5 6 Fig 33 1 Fig 34 1 2 3 4 5 6 Fig 35 8 ...
Страница 9: ...1 2 3 4 5 6 Fig 36 1 2 3 Fig 37 1 2 3 Fig 38 1 Fig 39 1 2 Fig 40 1 1 2 2 3 3 4 4 Fig 41 9 ...
Страница 10: ...1 2 4 3 5 Fig 42 1 2 3 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 1 Fig 46 1 2 Fig 47 Fig 48 10 ...
Страница 11: ...1 2 3 Fig 49 2 3 1 4 Fig 50 1 2 3 4 5 Fig 51 1 Fig 52 Fig 53 Fig 54 Fig 55 1 Fig 56 11 ...
Страница 12: ...1 2 3 4 Fig 57 1 2 3 Fig 58 1 Fig 59 1 1 2 2 Fig 60 Fig 61 Fig 62 12 ...
Страница 13: ...1 Fig 63 1 2 Fig 64 1 Fig 65 1 Fig 66 1 1 2 2 Fig 67 1 2 3 4 5 Fig 68 13 ...
Страница 14: ...1 2 Fig 69 1 2 3 Fig 70 1 2 3 Fig 71 1 Fig 72 1 2 Fig 73 1 2 Fig 74 14 ...