22
KUJDES:
•
MOS e prisni materialin siç tregohet në Figurën C,
meqë kjo mund të bëjë që materiali të dalë nga
morseta, duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime.
Disku i sharrës konsumohet shumë më tepër kur pritet
zona A si në Figurën B. Vendosni një copë dru mbi
material siç tregohet në Figurën D, në mënyrë që disku i
sharrës të hyjë në zonën A me një kënd të caktuar. Kjo
do t’ju ndihmojë të rrisni jetëgjatësinë e diskut.
Dimensionet e lejueshme të prerjes ulen kur përdoret
një copë druri. Përdorni një copë druri dimensionet e së
cilës janë të barasvlershme me dimensionet maksimale
që lejohen për prerje, minus dimensionet e materialit që
do të prisni. Kjo do të minimizojë reduktimin e
jetëgjatësisë së diskut të sharrës.
Prerja e tubave, katrorëve dhe kanaleve
Fig. E
Fig. F
Fig. G
Fig. H
Fig. I
A
B
A
003783
Disku i sharrës konsumohet më tepër kur priten zonat A
dhe B në Figurën F dhe në Figurën G. Vendosni një
copë dru mbi materialin e punës siç tregohet në Figurën
H dhe në Figurën I, në mënyrë që disku i sharrës të hyjë
në zonën A dhe B me një kënd të caktuar. Kjo do t’ju
ndihmojë të rrisni jetëgjatësinë e tehut.
Dimensionet e lejueshme të prerjes ulen kur përdoret
një copë druri. Përdorni një copë druri dimensionet e së
cilës janë të barasvlershme me dimensionet maksimale
që lejohen për prerje, minus dimensionet e materialit që
do të prisni. Kjo do të minimizojë reduktimin e
jetëgjatësisë së diskut të sharrës.
Prerja e formave drejtkëndëshe
Fig. J
Fig. K
003784
Siguroni materialin në morsetë siç tregohet në Figurën J
dhe vazhdoni prerjen e tij.
KUJDES:
•
MOS e prisni materialin siç tregohet në Figurën K,
meqë kjo mund të bëjë që materiali të dalë nga
morseta, duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime.
Transportimi i veglës
KUJDES:
•
Zinxhiri për transportim do të rregullohet për të
mitizuar zonën e aksesueshme të diskut të
sharrës përpara transportimit të veglës.
Fig.13
Palosni kokën e veglës në pozicionin ku mund të lidhni
një zinxhir në grepin e dorezës. Mbani fort mbajtësen e
transportit kur transportoni veglën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i diskut të sharrës
Përdorimi i një disku jo të mprehtë dhe të konsumuar
mund të bëjë që të mbingarkohet motori dhe të ulet
efikasiteti i prerjes. Zëvendësojeni me një disk të ri sapo
të bëhet joefikas.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.14
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.