20
kutia e pluhurit të mbushet plot, mbajeni dorezën e
kutisë së pluhurit dhe ngrijeni pak. Më pas hiqeni kutinë
e pluhurit nga baza e veglës. Zbrazni kutinë e pluhurit.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.7
Çelësi hekzagonal ruhet siç tregohet në figurë. Gjatë
përdorimit të çelësit hekzagonal, nxirreni nga mbajtësi i
çelësit. Pas përdorimit të çelësit hekzagonal, ktheheni
në mbajtësen e çelësit.
Instalimi ose heqja e diskut të sharrës
Fig.8
KUJDES:
•
Kur montoni diskun sigurohuni që drejtimi i
shigjetës në sipërfaqen e diskut të përputhet me
drejtimin e shigjetës në kutinë e diskut.
•
Përdorni vetëm çelësa hekzagonalë Makita për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim
ose shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit
hekzagonal. Kjo mund të shkaktojë lëndim
personal.
•
Mos e prekni diskun menjëherë pas punës; mund
të jetë shumë i nxehtë dhe mund t’ju djegë lëkurën.
Për të hequr diskun përdorni çelësin hekzagonal për të
liruar dhe bulonin hekzagonal për të mbajtur kapakun
në qendër duke e rrotulluar në drejtim kundërorar. Ngrini
mbrojtësen e diskut dhe kapakun në qendër.
Shtypni bllokimin e boshtit për të bllokuar boshtin dhe
përdorni çelësin hekzagonal për të liruar bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim kundërorar. Më
pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe
diskun.
Fig.9
Për të instaluar diskun, montoni flanxhën e brendshme,
diskun e sharrës, flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal në bosht me këtë renditje. Shtrëngoni
bulonin hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim orar
ndërkohë që shtypni bllokimin e boshtit. Ktheni
mbrojtësen e diskut dhe kapakun në qendër në
pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim orar për të
siguruar kapakun në qendër. Ulni dorezën për t’u
siguruar se mbrojtësja e diskut lëviz siç duhet.
Fig.10
Sigurimi i materialit
KUJDES:
•
Gjithmonë vendosni dadon e morsetës plotësisht
djathtas kur siguroni materialin. Mosvendosja e saj
mund të rezultojë në një siguri të pamjaftueshme
të materialit. Kjo mund të bëjë që materiali të dalë
me vrull ose të dëmtojë diskun.
Duke e kthyer dorezën e morsetës në drejtim
kundërorar dhe duke futur dadon e morsetës në të
majtë, morseta mund të shkëputet nga filetoja e boshtit
dhe të dalë dhe futet me shpejtësi. Për t’i mbajtur fort
materialet, shtyni dorezën e morsetës derisa buza e
morsetës të jetë në kontakt me materialin. Fusni dadon
e morsetës në të djathtë e më pas rrotulloni dorezën në
drejtim orar për ta mbajtur të sigurt materialin.
Fig.11
Materialet e gjata duhet të mbështeten nga secila anë
mbi blloqe me material që nuk merr flakë në mënyrë që
të jenë në një nivel me pjesën e sipërme të bazës.
Fig.12
PËRDORIMI
Operacioni i prerjes
KUJDES:
•
Mos tentoni kurrë të prisni materiale më të holla se
2 mm përveç tubave ose materialeve që nuk mund
të sigurohen siç duhet me morsetë. Pjesa e prerë
mund të kapet nga disku, duke shkaktuar
shpërndarje të rrezikshme të ashklave dhe/ose të
dëmtojë punton e karbitit. Si rezultat mund të
shkaktohen lëndime serioze.
•
Mos ushtroni presion të tepërt mbi dorezë gjatë
kohës që prisni. Presioni i tepërt mund të çojë në
mbingarkim të motorit, në ulje të efikasitetit
dhe/ose dëmtim të puntove të karbitit ose të vetë
diskut.
•
Një presion shumë i vogël mbi dorezë mund të
shkaktojë më tepër shkëndija dhe një disk të
konsumuar para kohe.
•
Mos e prekni diskun, materialin ose ciflat e prera
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
•
Nëse disku ndalon gjatë punës, nëse bën një
zhurmë të çuditshme ose fillon të dridhet, fikeni
veglën menjëherë. Zëvendësojeni diskun e krisur
ose të dëmtuar me një të ri.
•
Mos prisni alumin, dru, materiale plastike, beton,
pllaka, tjegulla etj.
•
Përdorni gjithmonë disqe sharre me punto karbiti
të përshtatshme për punën tuaj. Përdorimi i
disqeve të papërshtatshme të sharrës mund të
japë rezultate të dobëta në prerje dhe/ose mund të
rrezikojë të lëndoheni personalisht.