18
ENF002-2
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një burim energjie me të
njëjtin tension të treguar në pllakëzën metalike
udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm me rrymë
alternative njëfazore. Ata kanë izolim të dyfishtë dhe
mund të përdorin priza pa tokëzim.
ENF100-1
Për sisteme shpërndarjeje publike me tension të
ulët ndërmjet 220V dhe 250V.
Ndryshimet e funksionimit të aparatit elektrik shkaktojnë
lëkundje tensioni. Funksionimi i kësaj pajisjeje në
kushte jo të favorshme të rrjetit elektrik mund të
shkaktojë pasoja negative në funksionimin e pajisjeve të
tjera. Me një rezistencë në rrjetin elektrik të barabartë
ose më të vogël se 0,25 om mund të supozohet se nuk
do të ketë pasoja negative. Priza e rrjetit elektrik që
përdoret me këtë pajisje duhet të mbrohet nga një
siguresë ose nga një ndërprerës qarku mbrojtës që
çaktivizohet ngadalë.
ENG905-1
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN61029:
Niveli i presionit të zërit (L
pA
): 98 dB (A)
Niveli i fuqisë së zërit (L
WA
): 108 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
Mbani mbrojtëse për veshët
ENG900-1
Dridhjet
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN61029:
Emetimi i dridhjeve (a
h
): 4,5 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
ENG901-1
•
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve është
matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me
një tjetër.
•
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve mund
të përdoret për një vlerësim paraprak të
ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
•
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të
veglës elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e
deklaruara të emetimeve në varësi të mënyrave
sesi përdoret vegla.
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH003-14
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë:
Sharrë për prerjen e metalit
Nr. i modelit/ Lloji: LC1230
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN61029
Dokumentacioni teknik ruhet nga:
Makita International Europe Ltd.
Technical Department,
Michigan Drive, Tongwell,
Milton Keynes, Bucks MK15 8JD, England
30.1.2009
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, 446-8502, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
ENB076-2
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
SHARRËN E PRERJES SË
METALEVE
1.
Përdorni gjithmonë syze sigurie, maskë
kundër pluhurit dhe mbrojtëse për veshët.
2.
Për prerjen e metalit, përdorni vetëm disk
sharre origjinal Makita me diametër 305 mm
dhe me majë karbiti. Mos përdorni asnjëherë
disqe abrazive për prerje ose ndonjë lloj tjetër
sharre.
3.
Kontrolloni diskun me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.