44 SHQIP
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
►
Fig.3:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla
ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve të
mëposhtme. Treguesit ndizen në rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla/bateria vihet në punë në një mënyrë që e
bën atë të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja,
vegla fiket automatikisht. Në këtë situatë, fikeni veglën
dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e veglës.
Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba pulson. Në këtë situatë, lëreni
veglën të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë bie, mjeti ndalon automatikisht
dhe llamba treguese e baterisë pulson. Nëse vegla nuk
funksionon as kur shtypen çelësat, hiqni bateritë nga
vegla dhe ngarkojini.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë veglën dhe i lejon veglës
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur vegla ka arritur në
ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1. Fikeni veglën dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të karikuara.
3. Lëreni makinerinë dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e sistemit
të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të shërbimit të Makita.
VINI RE:
Nëse vegla ndalon për një shkak që nuk
është përshkruar më lart, referojuni seksionit për
ndreqjen e problemeve.
Sinjalizimi i mbingarkesës
Nëse vegla përdoret me ngarkesë të tepërt, treguesi i
mbingarkesës do të pulsojë në të kuqe. Në këtë rast, reduktoni
ngarkesën në vegël. Më pas, treguesi ndalon së pulsuari.
►
Fig.4:
1.
Treguesi i mbingarkesës
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
Përpara se ta vendosni
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin “OFF” (fikur) kur lëshohet.
PARALAJMËRIM:
ASNJËHERË mos e shtyni
me forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër.
Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
ASNJËHERË mos e përdorni
veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni këmbëzën
e çelësit, pa shtypur butonin e bllokimit.
Një çelës
që ka nevojë të riparohet mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda. Çojeni
veglën në qendrën e shërbimit të Makita për riparimet e
duhura PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së çelësit,
vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për ta ndezur
veglën lëshoni butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta ndaluar.
►
Fig.5:
1.
Këmbëza e çelësit
2.
Butoni i zhbllokimit
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit.
Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për ta ndezur llambën, shtypni butonin e llambës. Për ta
fikur, shtypni sërish butonin e llambës.
►
Fig.6:
1.
Butoni i llambës
2.
Llamba
SHËNIM:
Llamba do të fiket automatikisht nëse vegla
nuk përdoret për një minutë.
Содержание CE002G
Страница 2: ...2 1 2 4 3 6 5 19 15 18 13 16 14 22 8 11 7 9 10 12 20 21 17 Fig 1 ...
Страница 3: ...3 1 1 2 3 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 1 2 Fig 5 1 2 Fig 6 1 Fig 7 1 2 3 4 Fig 8 ...
Страница 4: ...4 1 2 3 4 2 5 Fig 9 2 3 4 1 2 Fig 10 3 4 1 2 Fig 11 Fig 12 1 2 Fig 13 3 1 2 Fig 14 ...
Страница 5: ...5 1 Fig 15 1 1 Fig 16 Fig 17 1 Fig 18 1 Fig 19 1 Fig 20 Fig 21 ...
Страница 6: ...6 1 Fig 22 1 3 2 4 Fig 23 1 3 2 Fig 24 1 Fig 25 1 2 1 2 Fig 26 Fig 27 ...
Страница 7: ...7 1 Fig 28 2 1 Fig 29 1 Fig 30 1 Fig 31 1 2 1 2 Fig 32 1 2 Fig 33 ...
Страница 8: ...8 1 Fig 34 1 3 2 Fig 35 1 2 Fig 36 1 3 2 Fig 37 1 3 2 Fig 38 ...
Страница 9: ...9 1 2 Fig 39 1 Fig 40 1 Fig 41 1 3 2 Fig 42 ...