
41 SHQIP
8.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes.
Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike
rindizet brenda materialit të punës.
9.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit
dhe të kundërveprimit të diskut.
Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
10.
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar.
Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Mos përdorni disk prerës abraziv.
Përndryshe,
zjarri dhe/ose nxehtësia e lartë mund të shkaktojë
djegie.
2.
Mos prisni objekt metalik.
Përndryshe, zjarri
dhe/ose nxehtësia e lartë mund të shkaktojë
djegie.
3.
Përpara se të përdorni disk të segmentuar
diamanti, sigurohuni që disku i diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm (3/8″) ose
më pak ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd
negativ pjerrësie.
4.
Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo mund të shkaktojë aksidente
të rënda, sepse është shumë e rrezikshme.
5.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
6.
Magazinojini disqet sipas rekomandimeve
të prodhuesit. Magazinimi i pasaktë mund t’i
dëmtojë disqet.
7.
Gjithmonë përdorni diskun e përshtatshëm për
punën tuaj dhe materialin që do të pritet.
8.
Ekzaminojeni materialin që do të pritet
përpara se ta prisni.
Nëse materiali përmban
lëndë shpërthyese ose të ndezshme, ai mund të
shkaktojë shpërthim ose flakë.
9.
Mos e ndizni mjetin nëse ka ngecur ndonjë
objekt i huaj mes kapakut të diskut dhe diskut.
Në këtë rast, çinstaloni kutinë e baterisë dhe hiqni
objektin e huaj.
10.
Përdorni fasheta shtrënguese ose gjëra të
ngjashme për të mbajtur materialin e punës
kur kjo është e mundshme.
11.
Gjithmonë mbani mbrojtje për dëgjimin gjatë
punës.
12.
Mos prisni materiale druri me këtë vegël.
13.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e diskut tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të
veglës elektrike.
Disqet me përmasa të gabuara
nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen siç
duhet.
14.
Kur e përdorni mjetin me korrent, mbajeni fort
me të dyja duart mjetin dhe poziciononi trupin
dhe krahët në mënyrë të tillë që t’u rezistoni
forcave zmbrapsëse.
15.
Mbajini duart ose fytyrën larg nga disku
rrotullues.
16.
Rregullojeni kapakun e diskut në një pozicion
të përshtatshëm për punën tuaj.
17.
Mos lejoni që mjeti të laget nga uji, shiu balta
dhe pellgjet me ujë.
18.
Mos e lini mjetin jashtë të pambikëqyrur.
19.
Kur magazinoni veglën, shmangni dritën e
drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni
në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
20.
Pastrojeni rregullisht filtrin e fshesës me
korrent.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
Содержание CE002G
Страница 2: ...2 1 2 4 3 6 5 19 15 18 13 16 14 22 8 11 7 9 10 12 20 21 17 Fig 1 ...
Страница 3: ...3 1 1 2 3 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 1 2 Fig 5 1 2 Fig 6 1 Fig 7 1 2 3 4 Fig 8 ...
Страница 4: ...4 1 2 3 4 2 5 Fig 9 2 3 4 1 2 Fig 10 3 4 1 2 Fig 11 Fig 12 1 2 Fig 13 3 1 2 Fig 14 ...
Страница 5: ...5 1 Fig 15 1 1 Fig 16 Fig 17 1 Fig 18 1 Fig 19 1 Fig 20 Fig 21 ...
Страница 6: ...6 1 Fig 22 1 3 2 4 Fig 23 1 3 2 Fig 24 1 Fig 25 1 2 1 2 Fig 26 Fig 27 ...
Страница 7: ...7 1 Fig 28 2 1 Fig 29 1 Fig 30 1 Fig 31 1 2 1 2 Fig 32 1 2 Fig 33 ...
Страница 8: ...8 1 Fig 34 1 3 2 Fig 35 1 2 Fig 36 1 3 2 Fig 37 1 3 2 Fig 38 ...
Страница 9: ...9 1 2 Fig 39 1 Fig 40 1 Fig 41 1 3 2 Fig 42 ...