27
MIRËMBAJTJA
SHQIP
SHQIP
SHQIP
SHQIP
MIRËMBAJTJA
Pastrimi i TV-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur performancën më të mirë dhe për të rritur jetëgjatësinë e produktit.
y
Sigurohuni që fillimisht të fikni televizorin dhe të hiqni kabllon elektrike dhe të gjitha kabllot e tjera.
y
Kur TV-ja nuk do të hapet dhe nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqni kabllon elektrike nga priza në mur për
të shmangur dëmtimet e mundshme nga rrufetë ose nga luhatjet e energjisë.
KUJDES
Ekrani, kuadroja, mobilja e TV-së dhe mbështetësja
y
Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e vogla, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të thatë, të pastër dhe të butë.
y
Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të lagur me ujë të pastër ose me detergjent të
holluar. Më pas fshijeni menjëherë me një leckë të thatë.
y
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
y
Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni sipërfaqen me thonj ose me ndonjë objekt të fortë, sepse mund të
gërvishtë ekranin dhe të krijojë deformime të figurës.
y
Mos përdorni kimikate, sepse mund të dëmtojnë ekranin.
y
Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse uji futet në TV, kjo gjë mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose defekt.
KUJDES
Kordoni elektrik
Pastroni rregullisht kabllon elektrike nga papastërtitë dhe nga pluhuri që mblidhet aty.