![FAVORIT 4-J BLACK Скачать руководство пользователя страница 144](http://html1.mh-extra.com/html/favorit/4-j-black/4-j-black_user-manual_546822144.webp)
SQ - 5
•
KUJDES:
Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret.
Procesi i gatimit me kohëzgjatje të shkurtër duhet të
mbikëqyret vazhdimisht
•
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga zjarri: mos i lini
gjësendet mbi sipërfaqet e gatimit.
•
PARALAJMËRIM:
Në rast se sipërfaqja është
plasaritur, e fikni pajisjen për të mënjanuar
mundësinë e goditjes elektrike.
•
Për modelet me kapak pianure, pastroni të gjitha
spërkatjet nga kapaku para se ta përdorni dhe lëreni
pianurën të ftohet para se ta mbyllni kapakun.
•
Mos e përdorni pajisjen me anë të një kohëmatësi të
jashtëm ose sistemi të veçantë kontrolli në distancë.
•
Mos përdorni pastrues gërryes ose kruajtës metalikë
të fortë për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe
sipërfaqet e tjera. Ato mund ta gërvishtin sipërfaqen
duke shkaktuar plasaritje të xhamit ose ta dëmtojnë
sipërfaqen.
•
Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e
pajisjes.
•
Pajisja juaj është prodhuar në pajtim me të
gjitha standardet dhe rregulloret vendore dhe
ndërkombëtare.
•
Punët e mirëmbajtjes dhe riparimit duhet të bëhen
vetëm nga teknikët e autorizuar të servisit. Puna e
instalimit dhe mirëmbajtjes që bëhet nga teknikët
e paautorizuar mund të jetë e rrezikshme. Mos
ndryshoni ose modifikoni specifikimet e pajisjes
në asnjë mënyrë. Mbrojtëset e papërshtatshme të
pianurës mund të shkaktojnë aksidente.
•
Para se ta lidhni pajisjen, sigurohuni që kushtet e
shpërndarjes lokale (natyra e gazit dhe presionit
të gazit ose tensioni dhe frekuenca e energjisë)
dhe specifikimet e pajisjes të jenë të pajtueshme.