SQ - 4
1. UDHËZIME SIGURIE
•
Lexoni me kujdes dhe plotësisht këto udhëzime
para se ta përdorni pajisjen dhe mbajini në një
vend që t'i merrni me lehtësi për t'i parë kur është e
nevojshme.
•
Ky manual është përgatitur për më shumë se një
model. Pajisja juaj mund të mos i ketë disa veçori
që tregohen në këtë manual. Kushtojini vëmendje
të veçantë çdo figure ndërsa lexoni manualin e
përdorimit.
1.1
Paralajmërime të Përgjithshme sigurie
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës
8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara
fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë
të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë
mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin
e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë
rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me këtë pajisje. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet
të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
•
PARALAJMËRIM:
Pajisja dhe pjesët e saj të
qasshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet bërë
kujdes kur preken elementët e nxehjes. Mbajini
fëmijët më pak se 8 vjeç larg përveç nëse janë
vazhdimisht nën mbikëqyrje.
•
PARALAJMËRIM:
Gatimi i pakontrolluar në një
vatër me yndyrë apo vaj mund të jetë i rrezikshëm
dhe mund të rezultojë në zjarr. ASNJËHERË mos
provoni ta fikni një zjarr me ujë, mirëpo e fikni
pajisjen dhe pastaj e mbuloni flakën p.sh. me ndonjë
kapak apo me ndonjë batanije kundër zjarrit.