108 / SQ
Mikser / Manuali i përdorimit
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
dhe mjedisin
•
Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe
të qëndrueshme, të sheshtë, të pastër dhe të thatë.
•
Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi
ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
- zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe
ambiente të tjera pune,
- shtëpi në ferma, nga klientët në hotele, motele dhe
ambiente të tjera banimi,
- ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes
•
Mos e shtypni ose lakoni kabllin e korrentit dhe mos
e fërkoni në skaje të mprehta, për të parandaluar
ndonjë dëmtim. Mbajeni kabllin larg sipërfaqeve të
nxehta dhe flakëve të zjarrit.
•
Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë,
pastroni me kujdes të gjitha pjesët që janë në
kontakt me ushqimin. Ju lutemi shihni detajet e
plota që jepen në pjesën “Pastrimi”.
•
Mos prekni ndonjë pjesë të pajisjes në lëvizje. Mos
i montoni ose hiqni pjesët derisa pajisja të kenë
ndaluar plotësisht.