107 / SQ
Mikser / Manuali i përdorimit
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
dhe mjedisin
•
Pajisja nuk është e përshtatshme për ushqime të
thata dhe të forta.
•
Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni
funksionin e rrahëses me tel vazhdimisht për
më shumë se 10 minuta. Pas çdo 10 minutash
përdorimi, lëreni pajisjen të ftohet për 30 minuta.
•
Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni
funksionin e rrahëses spirale vazhdimisht për më
shumë se 5 minuta. Pas çdo 5 minutash përdorimi,
lëreni pajisjen të ftohet për 20 minuta.
•
Ndiqni të gjitha udhëzimet për të parandaluar
lëndimet e shkaktuara nga keqpërdorimi.
•
Pas pastrimit, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët e
saj para se ta vini në prizë dhe të montoni pjesët.
•
Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në
ujë a në ndonjë lëng tjetër.
•
Mos e përdorni pajisjen ose pjesët e saj mbi ose
pranë sipërfaqeve të nxehta ose mos e vendosni
mbi sipërfaqe të tilla.
•
Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në
një vend larg fëmijëve.