149 / SQ
Furrë me mikrovalë / Manuali i përdorimit
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
•
Mos vendosni ndonjë objekt
midis anës ballore dhe derës
së furrës. Mos lejoni të krijohen
pisllëqe ose mbetje agjentësh
pastrues në sipërfaqet e mbylljes.
•
Çdo punë shërbimi që përfshin
heqjen e kapakut që siguron
mbrojtje kundër ekspozimit ndaj
energjisë mikrovalë duhet të
kryhet nga personat/shërbimi i
autorizuar. Çdo qasje tjetër është
e rrezikshme.
•
Produkti juaj është për të gatuar,
ngrohur dhe shkrirë ushqimin në
shtëpi. Ai nuk duhet të përdoret
për qëllime tregtare.
•
Furra nuk është projektuar për të
tharë ndonjë qenie të gjallë.
•
Mos e përdorni pajisjen për të
tharë rroba ose peshqirë kuzhine.
•
Mos e përdorni këtë pajisje
jashtë, në banja, në ambiente të
lagështa ose në vende ku mund
të laget.
•
Nuk duhet të pretendohet asnjë
përgjegjësi ose garanci për
dëmet që vijnë nga keqpërdorimi
ose përdorimi i papërshtatshëm
i pajisjes.
•
Kurrë mos u përpiqni ta çmontoni
pajisjen. Nuk pranohet asnjë
pretendim garancie për dëmet
e shkaktuara nga përdorimi i
papërshtatshëm.
•
Përdorni vetëm pjesë origjinale
ose pjesë të rekomanduara nga
prodhuesi.
•
Mos e lini këtë pajisje pa
mbikëqyrje kur është në punë.
•
Gjithmonë përdoreni këtë pajisje
në një sipërfaqe të qëndrueshme,
të sheshtë, të thatë e të pastër
dhe të parrëshqitshme.
•
Pajisja nuk duhet vënë në
përdorim me një kohëmatës
të jashtëm ose sistem tjetër të
telekomanduar.
•
Para se ta përdorni pajisjen për
herë të parë, pastroni të gjitha
pjesët. Ju lutemi shihni detajet
që jepen në pjesën “Pastrimi
dhe mirëmbajtja”.
•
Përdoreni pajisjen vetëm për
qëllimin e duhur siç përshkruhet
në këtë manual.
•
Pajisja nxehet shumë kur është
në punë. Kini kujdes të mos
prekni pjesët e nxehta brenda
furrës.