Rregullimi i këmbalecit të sharrës
• Lironi dy vidat gjashtëkëndore (G) të këmbalecit të sharrës me ndihmën e çelësit
hekzagonal që keni marrë në dorëzim.
• Lëvizeni këmbalecin e sharrës nga pas (H).
• Rregullojeni këmbalecin e sharrës majtas ose djathtas (l) në këndin e dëshiruar të
sharrës maksimalisht 0-45°.
• Këndin e përzgjedhur mund ta lexoni në shkallëzimin e gradëve (J), që ndodhet në
këmbalecin e sharrës.
• Lëvizeni këmbalecin e sharrës sërish përpara (K) derisa këmbaleci i sharrës të mbërthehet
në vendin me shenjën përkatëse.
• Shtrëngoni sërish këmbalecin e sharrës me dy vidat gjashtëkëndore (G).
Përdorimi i çelësit
• Çelësi i ndezjes/fikjes (3) ndodhet në dorezën manuale të sharrës shpuese.
• Çelësi mund të fiksohet me butonin shtrëngues (2) në anë të sharrës shpuese. Shtypni
çelësin e ndezjes/fikjes dhe në fund butonin shtrëngues. Tani pajisja punon pa pushim.
Duke e shtypur sërish çelësin e ndezjes/fikjes, bllokimi çaktivizohet.
• Numri i lëvizjeve të pistonit mund të rregullohet me ndihmën e rrotullës përzgjedhëse
(4) nga 800-3000 min. Kjo rrotull përzgjedhëse është e pajisur me numra. Sa më i lartë
të jetë numri, aq më i lartë është numri i lëvizjeve të pistonit.
Përzgjedhja e lëvizjeve të pistonit
Shufra e sharrës mund të bëjë dy lëvizje, me ose pa lëvizjen e pendulit. Lëvizja e pendulit
shpërndan presionin përmes trajektores eliptike në gjithë rrugën që përshkon sharra dhe
kështu bën që rezultati i sharrimit të jetë më i shpejtë.
Pajisja ka nevojë për më pak ushtrim force dhe në një farë mënyrë ecën vetë. Njëkohë-
sisht lëvizja e pendulit redukton nxehtësimin e fërkimit tek shufra e sharrës, duke rritur
kështu jetëgjatësinë e saj.
Lëvizja e pendulit mund të rregullohet në më shumë nivele. Pa lëzivjen e pendulit (Niveli 0)
mund të sharrohet në materiale të holla dhe prej metali. Nivelet nga një deri nv tre
përdoren për sharrimin më të shpejtë në materialet prej druri ose plastike.
G
H
I
J
K
G
29
1247870_Stichsäge_WB 600 PS_BDA.indd 29
1247870_Stichsäge_WB 600 PS_BDA.indd 29
18.01.21 09:38
18.01.21 09:38