34
UDHËZIME TË PËRGJITHSHME SIGURIE
1. NJIHUNI ME PAJISJEN.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet që gjeni në udhëzuesin e përdorimit dhe mbi etiketat që
janë ngjitur mbi pajisje. Ju duhet të njiheni mirë me përdorimin dhe performancën e
pajisjes si dhe me veçoritë e saj.
2. TOKËZIMI I PAJISJES
Pajisja është e pajisur me një kabëll 4-polësh. Duhet të montoni vetëm një prizë të
tokëzuar. Lidhni fijen e gjelbër me të verdhë vetëm në lidhjen e tokëzuar (PE)!
3. PËRDORNI MEKANIZMAT MBROJTËS SIPAS RREGULLAVE DHE FUNKSIONIT
PËRKATËS.
4. LARGONI MËNJANË VEGLAT DHE ÇELËSAT
Sigurohuni që veglat dhe çelësat që përdorni për montimin e pajisjes, të mos jenë
vendosur mbi pajisje.
5. MBAJENI VENDIN E PUNËS TË PASTËR
Vendet e rrëmujshme të punës bëhen shpesh shkak aksidentesh. Dyshemeja nuk
duhet të jetë e rrëshqitshme nga lagështia ose pluhuri i drurit.
6. SHMANGNI AMBIENTET E RREZIKSHME
Mos përdorni pajisje elektrike në ambiente me avull, të njoma ose me shi. Bëni kujdes
që të ketë ndriçim të mjaftueshëm. Bëni kujdes që të ketë vend të mjaftueshëm.
7. MBAJINI FËMIJËT LARG
Vëzhguesit dhe fëmijët duhet të mbajnë një distancë të caktuar sigurie.
8. PUNISHTET TUAJA BËJINI TË SIGURTA NDAJ FËMIJËVE
me masa sigurie për fëmijët, me çelësa kryesorë ose përmes largimit të çelësave që
startojnë pajisjen.
9. PËRDORNI GJITHMONË VEGLËN E DUHUR
Mos përdorni vegla për punime të ndryshme, që nuk janë të posaçme për këto
punime.
10. MBANI VESHJE TË SIGURTA SIGURIE
Mos mbani rroba të gjëra, dorashka, shalle ose bizhuteri. Këto gjëra mund të kapen
nga pjesët e lëvizshme të pajisjes. Janë të këshillueshme këpucë të parrëshqitshme.
Mbani gjithashtu një kapele, për të mbrojtur flokët. Ngrijini mëngët e gjata deri tek
bërrylat.
11. MBANI SYZE MBROJTËSE
Përdorni gjithmonë syze mbrojtëse. Mbani edhe një maskë kundër pluhurit kur bëni
punime që shkaktojnë shumë pluhur si dhe mbani kufje mbrojtëse kur bëni punime
të gjata dhe me zhurmë.
12. BËNI KUJDES QË TË KENI NJË QËNDRIM TË SIGURT
Bëni gjithmonë kujdes të ruani ekuilibrin gjatë një pune.
1188909 BDA 3000 ASA.indd 34
10.03.15 12:01