33
• Mos e prekni spinën me duar të njoma.
• Mos futni objekte në zgavrat thithëse dhe mbajini këto të fundit të pastra nga objektet
e tjera që mund të ndikojnë negativisht në rendimentin e aspirimit.
• Bëni kujdes që në vrimat e aspirimit të mos hyjnë flokë, pjesë të lirshme të veshjeve
ose ju vetë si dhe bëni kujdes që këto të mos bien në kontakt me pjesët e lëvizshme
të pajisjes.
• Lidheni pajisjen vetëm në priza të rregullta e më tokëzim (shihni «Lidhja e kabllit»)
KUJDES! Për të mos e mbingarkuar sistemin e aspirimit si pasojë e punës së lartë,
duhet të kontrolloni vazhdimisht sasinë e pluhurit të thithur. Duke qenë se kriteret
për pajisjen janë të ndryshme për procese të ndryshme pune, është e nevojshme
që mirëmbajtja që i bëhet pajisjes të përshtatet me kriteret përkatëse.
Siguria arrihet përmes njohurive të duhura, kujdesit të vazhdueshëm gjatë punës dhe
njohjes së pajisjes.
PARA SE TË PËRDORNI SISTEMIN E ASPIRIMIT:
KUJDES! PËR TË SHMANGUR GABIMET, TË CILAT ÇOJNË NË AKSIDENTE SERIOZE
OSE DËMTIME AFATGJATA, MOS E LIDHNI PAJISJEN NË RRJET PARA SE TË KENI
NDJEKUR SIÇ DUHET HAPAT E MËPOSHTËM:
1. Montimi dhe ngritja e pajisjes.
2. Mësoni komandimin dhe funksionimin e saktë të çelësit NDEZUR/FIKUR (ON/OFF).
3. Lexoni dhe ndiqni gjithë udhëzimet e sigurisë dhe udhëzimet e komandimit në
udhëzuesin e përdorimit.
4. Lexoni dhe ndiqni gjithë këshillat, të cilat i gjeni në pjesën e sipërme dhe të poshtme
të kutisë së filtrit dhe në kutinë e motorit.
PARA ÇDO PËRDORIMI:
1. Kontrolloni sistemin e aspirimit. Nëse mungojnë pjesë, nëse nuk funksionojnë mirë
pjesët e përkulura dhe ato elektrike, fikeni pajisjen. Zëvendësoni pjesët e prishura,
ato me defekt ose të munguara para se ta vini sërish pajisjen në punë.
2. Mos punoni pa kujdes, për të mbrojtur veten, sytë, duart, fytyrën dhe dëgjimin tuaj.
a. Mbani syze mbrojtëse (jo syze xhami) në përputhje me normën CE. Gjatë punës
me dhe në pajisje, mund të kërcejnë në sy objekte të huaj, duke shkaktuar plagosje
serioze e të qëndrueshme. Përdorimi i syzeve prej xhami ose syzeve mbrojtëse, të
cilat nuk përputhen me normën CE, mund të shkaktojnë dëmtim të syve si pasojë e
thyerjes së xhamit ose pjesëve të thyera të syzeve.
b. Mbani gjithmonë një maskë mbrojtëse kundër pluhurit kur zëvendësoni qeskën e
pluhurit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME DHE MBAJINI GJITHMONË GATI.
1188909 BDA 3000 ASA.indd 33
10.03.15 12:01