rrymës nga priza.
• Hapeni kapakun e aparatit dhe nxirreni enën për bukë. Brumin mund të nxirrni edhe
me duar të lyer me miell dhe nxirrni lopatëzat për përzierje.
• Ktheheni brumin dhe mbylleni kapakun e aparatit.
• Kyçeni aparatin në rrymë dhe shtypeni sustën “Start/Stop”, dhe pas kësaj programi i
pjekjes do të vazhdojë. Para konsumimit lejoni që buka të ftohet për 10-15 minuta.
Para prerjes së bukës kujdes që në enë mos e të ketë lopatëz për përzierje.
Paralajmërim
Mos u mundoni të nisni pjekësin nëse nuk është ftohur ose ngrohur. Nëse pas nisjes së
programit në ekran paraqitet “HHH”, ajo do të thotë se temperatura brenda enës për
bukë është tepër e madhe. Duhet menjëherë të ndaloni programin dhe shkyçeni
aparatin nga priza e rrymës dhe hapeni kapakun dhe para përdorimit të sërishëm pritni
që aparati tërësisht të ftohet.
Nëse pas nisjes së programit në ekran paraqitet “LLL” ajo do të thotë se temperatura
brenda enës për bukë është tepër e ulët. Duhet të vendosni pjekësin në vend me
temperaturë më të lartë ambientale.
Nëse në ekran pas shtypjes së sustës “Start/Stop” shfaqet “EE0”, ajo do të thotë se
është prishur censori i temperaturës. Ju lutemi dërgoni aparatin në kontroll në servis të
autorizuar. Nëse në ekran shfaqet “EE1”, ajo do të thotë se ka ardhur në prekje të
shkurtë të censorit të temperaturës.
11. Pastrimi dhe mirëmbajtja
Paralajmërim
Para çdo pastrimit dhe mirëmbajtje, shkyçeni aparatin nga priza e rrymës dhe pritni të
ftohet. Mbrojeni aparatin nga spërkatja me ujë dhe lagështisë sepse ajo mund të
rezultojë me goditje elektrike. Gjithashtu, ju lutemi respektoni udhëzimet për siguri.
Me rëndësi
Pjesët dhe shtojcat e aparatit nuk duhet të lahen në makinë për enë.
Shtëpiza, kapaku dhe furra për pjekje
Me leckë të lagët ose shpuzë nga brendësia e aparatit largoni gjitha pjesëzat e mbetura.
Shtëpizën dhe kapakun gjithashtu pastroni me leckë të lagët ose shpuzë. Thajeni
tërësisht brendësinë e aparatit.
Ena për bukë dhe lopatëza për përzierje
Sipërfaqja e enës për bukë dhe lopatëzat për përzierje janë të lyer me shtresë kundër
ngjitjes. Gjatë pastrimit mos përdorni detergjent abraziv, detergjente në pluhur për
pastrim ose mjete që mund të gërvishtin sipërfaqen. Për shkak të lagështisë dhe avullit,
disa pjesë mund gjatë kohës të ndryshojnë pamjen, që nuk ndikon në cilësinë ose
funksionalitetin e aparatit. Para pastrimit nxirreni enën për pjekje dhe lopatëzën për
përzierje nga brendësia e aparatit. Anën e jashtme të enës për bukë pastrojeni me leckë
të butë.
Summary of Contents for BM-500
Page 2: ...Upute za uporabu Pekač kruha HR BiH BM 500 ...
Page 16: ...Korisničko uputstvo Pekač hleba SR BM 500 ...
Page 29: ...CG BM 500 Korisničko uputstvo Pekač hljeba ...
Page 43: ...Упатства за употреба Апарат за печење леб MAK BM 500 ...
Page 56: ...Udhëzime për shfrytëzim Pjekës për bukë AL BM 500 ...
Page 69: ...User manual Bread maker ENG BM 500 ...
Page 97: ...www vivax com ...
Page 98: ...www vivax com ...