(5). Mbyllni kapakun e aparatit.
(6). Kyçeni aparatin në rrymë. Sinjali me zë dhe ekrani tregojnë numrin e programit dhe
kohëzgjatjen e programit normal 1.
(7). Me sustën “MENU” zgjidhni programin e duhur. Çdo shtypje konfirmohet me sinjal
me zë.
(8). Zgjidhni ngjyrën e duhur të bukës. Shenja në ekran tregon nëse keni zgjedhur të
bartë, mesme ose ngjyrë të errët.
(9). Tani keni mundësinë të vendosni kohën e mbarimit të programit me anë të
numëruesit. Mund të shënoni kohën maksimale prej 13 orë.
Nisja e programit
Niseni programin me shtypjen e sustës “Start/Stop”.
Programi automatikisht do të zbatojë punën e caktuar. Mund të ndiqni zbatimin e
programit nëpërmjet dritares së pjekësit. Prej kohe në kohë gjatë pjekjes në dritaren
mund të kondensohet lagështi. Kapaku i aparatit mund të hapet edhe gjatë përzierjes së
brumit.
Shënim
Mos e hapni kapakun e aparatit gjatë pjekjes sepse ajo mund të rezultojë me shtypjen e
bukës.
Ndalje të programit
Pas mbarimit të procedurës së pjekjes emetohet një zë sinjali dhe në ekran shfaqet 0:00.
Pas mbarimit të programit aparati automatikisht aktivizon ngrohjen në kohëzgjatje prej
60 minutave. Gjatë ngrohjes brenda aparatit qarkullon ajër i ngrohtë. Ngrohjen mund
përkohësisht të ndalni me shtypjen e sustës “Start/Stop” deri sa nuk dëgjohet sinjali me
zë.
Paralajmërim
Para hapjes së kapakut të aparatit, largoni kordonin e rrymës nga priza. Kur nuk
përdoret aparati, nuk duhet asnjëherë të jetë i kyçur në prizë!
Nxjerrja e bukës
Gjatë nxjerrjes së enës për bukë çdoherë përdorni dorëzën e enës ose doreza kuzhine.
Mbajeni dorëzën e enës pjerrët mbi rrjetin dhe ngadalë shkundeni deri sa buka nuk
rrëshqet. Nëse buka nuk del nga lopatëzat për përzierje, me kujdes largoni me anë të
shtojcave të dhëna për largimin e lopatëzave.
Shënim
Mos përdorni enë metalike që mund të dëmtojnë lyerjen kundër ngjitjes. Pas largimit të
bukës menjëherë lajeni enën për bukë me ujë të ngrohtë. Kjo ndalin që lopatëzat për
përzierje të mos ngjiten në boshtin e motorit.
Këshillë:
Nëse nxirrni lopatëzat pas përzierjes së fundit të brumit, buka do të mbetet e
paprekur kur të nxirrni nga ena.
• Për të ndaluar pjekjen, për shkurtë shtypeni sustën „Start/Stop“ ose largoni kordonin e
Summary of Contents for BM-500
Page 2: ...Upute za uporabu Pekač kruha HR BiH BM 500 ...
Page 16: ...Korisničko uputstvo Pekač hleba SR BM 500 ...
Page 29: ...CG BM 500 Korisničko uputstvo Pekač hljeba ...
Page 43: ...Упатства за употреба Апарат за печење леб MAK BM 500 ...
Page 56: ...Udhëzime për shfrytëzim Pjekës për bukë AL BM 500 ...
Page 69: ...User manual Bread maker ENG BM 500 ...
Page 97: ...www vivax com ...
Page 98: ...www vivax com ...