0020323586_00 Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
79
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Produktet janë parashikuar të vendosen
pranë një rubineti për ngrohjen e ujit. Ato
janë kompatibël me një lavaman, lavapjat
ose dush. Produktet mund të përdoren në
sisteme të hapura dhe të mbyllura.
– ndjekjen e udhëzimeve bashkëngjitur të
përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së
produktit dhe të gjithë komponentëve të
tjerë të impiantit
– instalimi dhe montimi sipas produktit dhe
mundësisë së sistemit
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Përdorimi i parashikuar përfshin gjithashtu
edhe instalimin sipas kodit.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
që shkon përtej atij që përshkruhet
këtu, konsiderohet si përdorim jo sipas
parashikimit. Përdorim jo sipas parashikimit
është gjithashtu çdo përdorim tregtar dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶
Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
1.3.2 Rrezik për jetë nga mungesa e
mekanizmave të sigurisë
Skemat që përmban ky dokument nuk i
tregojnë të gjithë mekanizmat e sigurisë që
nevojiten për instalimin e duhur.
▶
Instaloni në pajisje mekanizmat e
nevojshëm të sigurisë.
▶
Respektoni ligjet, normat dhe direktivat
kombëtare e ndërkombëtare në fuqi.
1.3.3 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶
Hiqni spinën.
▶
Ose vendoseni produktin pa tension, duke
fikur gjithë furnizimet me energji (separator
elektrik me hapësirë kontakti minimalisht
3 mm, p. sh. siguresa ose çelësi mbrojtës i
tubacionit).
▶
Siguroni që të mos rindizet.
▶
Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.3.4 Rrezik jete si pasojë e goditjes elektrike
në kabllot dhe lidhjet me tension
Uji i pijshëm i përdorur duhet të ketë një
rezistencë specifike ≥ 900 Ω•cm në 15 °C.
Summary of Contents for 0010044426
Page 167: ......