Udhëzues gatimi
30
Shqip
Udhëzues gatimi
Shkrirja manuale
Mikrovalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të shkrirë ushqimin e ngrirë. Mikrovalët shkrijnë
butësisht ushqimin e ngrirë për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo mund të jetë me mjaft
avantazh, nëse papritur ju vijnë miq. Pula e ngrirë duhet të shkrijë plotësisht para se të gatuhet.
Hiqni lidhëset metalike dhe nxirreni nga paketimi për të lejuar kullimin e lëngut të shkrirë.
Vendoseni ushqimin e ngrirë në një enë pa kapak. Kthejeni përgjysmë nga ana tjetër, kulloni
lëngun dhe hiqini të brendshmet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kontrollojeni ushqimin
herë pas here për t'u siguruar që nuk është i ngrohtë. Nëse pjesët më të vogla dhe më të holla
të ushqimit të ngrirë fillojnë të ngrohen, mund të mbulohen duke i mbështjellë me rripa të
hollë letre alumini, gjatë shkrirjes. Nëse pula fillon të ngrohet në pjesën e jashtme, ndërpriteni
shkrirjen dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta para sa të vazhdoni. Lëreni peshkun, mishin dhe
pulën të qëndrojë, në mënyrë që të kryhet shkrirja. Koha e qëndrimit për shkrirje të plotë do të
ndryshojë në varësi të sasisë së shkrirë. Ju lutemi, referojuni tabelës së mëposhtme.
SHËNIM
Ushqimi me trashësi të vogël shkrin më mirë se ai me trashësi të madhe dhe sasitë e vogla të
ushqimit kërkojnë më pak kohë se sasitë e mëdha. Mbajeni mend këtë informacion kur të ngrini
dhe kur të shkrini ushqimin.
Për shkrirjen e ushqimit të ngrirë në temperaturë prej rreth -18 deri në -20 °C, përdorni tabelën e
mëposhtme si udhëzues.
Ushqimi
Madhësia e racionit
Fuqia
Koha (min.)
Mish
Mish viçi i grirë
Biftekë derri
250 g
500 g
250 g
180 W
180 W
6½-7½
10-12
7½-8½
Udhëzimet
Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojini anët
më të holla me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 5-25 minuta.
Ushqimi
Madhësia e racionit
Fuqia
Koha (min.)
Pulë
Copa mishi pule
E gjithë pula
500 g (2 copa)
900 g
180 W
180 W
14½-15½
28-30
Udhëzimet
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës, fillimisht me pjesën e lëkurës
poshtë, të gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë, në një
pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë krahët
dhe pjesët fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të
ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 15-40 minuta.
Peshk
Fileta peshku
250 g (2 copë)
400 g (4 copë)
180 W
6-7
12-13
Udhëzimet
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një pjate të sheshtë prej
qeramike. Vendosini pjesët më të holla poshtë pjesëve më të trasha.
Mbulojini pjesët e ngushta fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana
tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lërini për 5-15
minuta.
Frutat
Fruta pylli
250 g
180 W
6-7
Udhëzimet
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të sheshtë dhe të rrumbullakët
(me diametër të madh). Lëreni për 5-10 minuta.
MG22M8054AK_OL_DE68-04445G-01_SQ.indd 30
2017-11-29 5:14:38
Summary of Contents for MG22M8054A Series
Page 38: ...Бележка MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_BG indd 38 2017 11 29 5 16 31 ...
Page 39: ...Бележка MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_BG indd 39 2017 11 29 5 16 31 ...
Page 118: ...Белешки MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_MK indd 38 2017 11 29 5 15 35 ...
Page 119: ...Белешки MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_MK indd 39 2017 11 29 5 15 35 ...
Page 159: ...Notă MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_RO indd 39 2017 11 29 5 15 16 ...
Page 199: ...Shënime MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_SQ indd 39 2017 11 29 5 14 39 ...
Page 239: ...Beleška MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_SR indd 39 2017 11 29 5 14 20 ...
Page 279: ...Beležka MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_SL indd 39 2017 11 29 5 14 56 ...
Page 318: ...Memo MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_EN indd 38 2017 11 29 5 16 12 ...
Page 319: ...Memo MG22M8054AK_OL_DE68 04445G 01_EN indd 39 2017 11 29 5 16 12 ...