23
SHQIP
SKARA
Elementet i nxehjes së skarës ndodhen nën tavanin e zgavrës. Ato
funksionojnë kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke
u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq ushqimin në mënyrë më
të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për 2-3 minuta do të bëjë që
ushqimi të skuqet më shpejt.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë
gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë.
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të
kripura dhe të tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e
tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që
elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion
horizontal dhe jo në murin e pasmë, në pozicion vertikal. Mbani mend që
ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet
një udhëzim tjetër.
MIKROVALË + SKARË
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me
shpejtësinë e gatimit me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është
e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Për shkak të
rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të njëtrajtshme.
Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim.
600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.
Enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena
e gatimit duhet të jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për
regjimin me kombinim. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të
shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim
përfshihen të gjitha llojet e ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë
për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë) si dhe ushqimet që
kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit.
Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi
të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh.,
copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi,
referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë),
sigurohuni që elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e
furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e pasmë, në pozicion vertikal.
Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet
një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në pjatën
rrotulluese. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja
anët.
GW711K-B_BOL_DE68-03895E-01_SQ.indd 23
2013-05-15 �� 12:33:45
Summary of Contents for GW711K
Page 27: ...27 БЪЛГАРСКИ ЗАБЕЛЕЖКА ЗАБЕЛЕЖКА GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_BG indd 27 2013 05 15 12 32 03 ...
Page 55: ...27 МАКЕДОНСКИ ЗАБЕЛЕШКА ЗАБЕЛЕШКА GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_MK indd 27 2013 05 15 12 33 04 ...
Page 83: ...27 SRPSKI NAPOMENA NAPOMENA GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_SR indd 27 2013 05 15 12 34 01 ...
Page 111: ...27 ROMÂNĂ NOTĂ NOTĂ GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_RO indd 27 2013 05 15 12 33 26 ...
Page 139: ...27 SHQIP SHËNIM SHËNIM GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_SQ indd 27 2013 05 15 12 33 45 ...
Page 167: ...27 HRVATSKI NAPOMENA NAPOMENA GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_HR indd 27 2013 05 15 12 32 43 ...
Page 195: ...27 ENGLISH NOTE NOTE GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_EN indd 27 2013 05 15 12 32 22 ...