25
SHQIP
SUGJERIME SPECIFIKE
SHKRIRJA E GJALPIT
Vendosni 50 g gjalpë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi. Mbulojeni me kapak
plastik. Nxeheni për 30-40 sekonda duke përdorur 750 W, derisa gjalpi të shkrijë.
SHKRIRJA E ÇOKOLLATËS
Vendosni 100 g çokollatë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi.
Nxeheni për 3-5 minuta, duke përdorur 450 W, derisa çokollata të shkrijë.
Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
SHKRIRJA E MJALTIT TË KRISTALIZUAR
Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi.
Nxeheni për 20-30 sekonda duke përdorur 300 W, derisa mjalti të shkrijë.
SHKRIRJA E XHELATINËS
Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë. Vendoseni xhelatinën
e kulluar në një tas të vogël pireks, prej qelqi. Nxeheni për 1 minutë duke përdorur
300 W. Trazojeni pasi të ketë shkrirë.
GATIMI I SHTRESËS/VESHJES (PËR KEKË DHE PËR ËMBËLSIRA)
Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë.
Gatuajeni të pambuluar në një taks pireks prej qelqi për 3½ deri në 4½ minuta duke
përdorur 750 W, derisa shtresën/veshja me akull të jetë transparente. Trazojeni dy
herë gjatë gatimit.
GATIMI I REÇELIT
Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks, prej qelqi
me madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për konservim
dhe trazojeni mirë. Gatuajeni të mbuluar për 10-12 minuta duke përdorur 750 W.
Trazojeni disa herë gjatë gatimit. Hidheni drejtpërdrejt në enë të vogla prej qelqi, të
vulosur me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.
GATIMI I BUDINGUT
Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar
udhëzimet e prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me
madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri 7½
minuta duke përdorur 750 W. Trazojeni mirë disa herë gjatë gatimit.
SKUQJA E FETAVE TË BAJAMEVE
Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë
qeramike me madhësi mesatare. Trazojeni disa herë gjatë skuqjes për 3½ deri 4½
minuta duke përdorur 600 W. Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni
doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI
NJË PROBLEM
Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet
e dhëna.
Kjo është normale.
•
Kondensim brenda në furrë.
• Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
• Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
• Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.
Furra nuk ndizet kur ju shtypni rrotulloni çelësin
KOHËMATËSI
.
•
A është mbyllur plotësisht dera?
Ushqimi nuk është pjekur aspak.
•
E keni vendosur siç duhet kohëmatësin?
• A është mbyllur dera?
• A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të
siguresës ose qark të shkurtër?
Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.
•
A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?
• A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?
Llamba nuk funksionon.
• Për arsye sigurie llambën nuk duhet ta zëvendësoni vetë. Kontaktoni
kujdesin më të afërt për klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë
një inxhinier të kualifikuar për të zëvendësuar llambën.
Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
•
A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
• A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
• A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Tymi dhe era e keqe gjatë funksionimit fillestar.
•
Është një situatë e përkohshme për shkak të ngrohjes së elementeve të
reja. Tymi dhe era do të zhduken tërësisht pas 10 minutash pune.
Për ta larguar erën më shpejt, vijeni furrën e mikrovalëve në punë duke
vënë koncentrat apo lëng limoni në dollap.
GW711K-B_BOL_DE68-03895E-01_SQ.indd 25
2013-05-15 �� 12:33:45
Summary of Contents for GW711K
Page 27: ...27 БЪЛГАРСКИ ЗАБЕЛЕЖКА ЗАБЕЛЕЖКА GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_BG indd 27 2013 05 15 12 32 03 ...
Page 55: ...27 МАКЕДОНСКИ ЗАБЕЛЕШКА ЗАБЕЛЕШКА GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_MK indd 27 2013 05 15 12 33 04 ...
Page 83: ...27 SRPSKI NAPOMENA NAPOMENA GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_SR indd 27 2013 05 15 12 34 01 ...
Page 111: ...27 ROMÂNĂ NOTĂ NOTĂ GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_RO indd 27 2013 05 15 12 33 26 ...
Page 139: ...27 SHQIP SHËNIM SHËNIM GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_SQ indd 27 2013 05 15 12 33 45 ...
Page 167: ...27 HRVATSKI NAPOMENA NAPOMENA GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_HR indd 27 2013 05 15 12 32 43 ...
Page 195: ...27 ENGLISH NOTE NOTE GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_EN indd 27 2013 05 15 12 32 22 ...