Udhëzues gatimi
34
Shqip
Udhë
zue
s g
atimi
Skarë
Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur dera është e
mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq
ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për 3-4 minuta do të bëjë
që ushqimi të skuqet më shpejt.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej
plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë:
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të
tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që elementi i nxehjes
së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e pasmë,
në pozicion vertikal. Mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç
rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
Mikrovalë + Skarë
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit
me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është
duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të
njëtrajtshme. Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim:
600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.
Enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të
jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni
enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e
ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë)
si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit.
Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi të madhe, të cilat
përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga
ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë), sigurohuni që
elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në
murin e pasmë, në pozicion vertikal. Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç
rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në pjatën
rrotulluese. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.
FG87SUG_OL_DE68-04559D-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 34
2019-01-10 2:52:14
Summary of Contents for FG87S
Page 43: ...Бележка FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 34 ...
Page 87: ...Bilješke FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 44 ...
Page 131: ...Notă FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 54 ...
Page 175: ...Beleška FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 05 ...
Page 219: ...Shënime FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 15 ...
Page 263: ...Beležke FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 25 ...
Page 307: ...Jegyzet FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 36 ...
Page 351: ...Memo FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 46 ...