Udhëzimet e sigurisë
4
Shqip
Udhë
zime
t e sig
urisë
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë
sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e
pajisjes, si dhe mund të shkaktojë situatë të rrezikshme.
Pajisja synohet vetëm për përdorim inkaso. Pajisja nuk duhet
futur nëpër dollapë.
Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit
në mikrovalë.
Kur hiqni enët nga pajisja duhet bërë kujdes të mos
zhvendoset pjata rrotulluese.
Pajisja nuk duhet pastruar me pastrues me avull.
Pajisja nuk duhet pastruar me ujë.
Pajisja nuk është krijuar për t'u instaluar në automjete, në
rulota dhe në automjete të ngjashme etj.
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata
nuk mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e
pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë
me pajisjen.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore
të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse
janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin
në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët
pa mbikëqyrje.
Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes
nga rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke përdorur
një spinë të arritshme ose duke integruar një çelës në
kordonin elektrik në përputhje me rregullat e instalimit.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit
ose një person me kualifikim të ngjashëm.
Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me
lartësi të tillë që lejon përdorimin e hapësirës dhe të zonës së
kontrollit.
Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet
në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.
Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë djegieje
ose nëse del tym, hiqeni spinën elektrike menjëherë dhe
kontaktoni pikën tuaj më të afërt të shërbimit.
FG87SUG_OL_DE68-04559D-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 4
2019-01-10 2:52:07
Summary of Contents for FG87S
Page 43: ...Бележка FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 34 ...
Page 87: ...Bilješke FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 44 ...
Page 131: ...Notă FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 54 ...
Page 175: ...Beleška FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 05 ...
Page 219: ...Shënime FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 15 ...
Page 263: ...Beležke FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 25 ...
Page 307: ...Jegyzet FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 36 ...
Page 351: ...Memo FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 46 ...