34
6- PËRDORIMI
• Zgjedhja e përdorimit:
Zgjidhni llojin e ngrohjes që dëshironi, duke përdorur butonin A (fig. 3), dhe duke lëvizur shënuesin e
butonit në mënyrë që të jetë në drejtim të kundërt me simbolin:
: Ndal
: Radiator 1000W
: Radiator 1000W + Ventilator 1000W
: Ventilator 2000W
• Drita:
Drita e rrymës C (fig. 3): ndizet kur ndizet pajisja.
• Termostati:
E RËNDËSISHME, termostati nuk kontrollon pjesën „radiatori“ të pajisjes, ai funksionon vetëm
në pjesën „ventilatori“.
Për komoditetin tuaj ju mund të rregulloni temperaturën duke rrotulluar butonin B (fig.3).
4- SIGURIA
Në rast se pajisja anohet përpara ose prapa, do të aktivizohet një sistem sigurie që ndalon
automatikisht rrymën. Vendoseni pajisjen sërish në pozicionin vertikal dhe pajisja do të fillojë të
punojë sërish.
Pjesa e ventilatorit:
Në rast se kjo pjesë nxehet shumë, një sistem sigurie do të ndalojë ventilatorin dhe më pas do ta
ndezë sërish automatikisht pasi të jetë ftohur. Nëse defekti vazhdon ose bëhet më serioz,
ventilatori do të ndalojë në mënyrë të përhershme nga një siguresë termike dhe pajisja duhet
të dërgohet pranë një qendre të miratuar shërbimi.
5- NISJA E PAJISJES
Përpara përdorimit për herë të parë, sigurohuni që tensioni i rrymës furnizuese të korrespondojë me atë
që shënohet në pajisje dhe rryma e furnizimit të jetë e përshtatshme për rrymën që tregohet në pajisje.
Pajisja juaj duhet të përdoret me një prizë të tokëzuar. Kjo është një pajisje e kategorisë I.
Përpara se të ndizni pajisjen, sigurohuni që:
- këmbët e pajisjes të jenë të vendosura mirë (shihni fig. 4-5-6)
- pajisja të jetë në pozicionin e duhur (shihni fig. 7): Nuk duhet të ketë objekte (mobilie, perde…),
mure, mure ndarëse më pranë se 1 m prapa ose nga anët e pajisjes, dhe më pranë se 1 m nga pjesa
e pajisjes „Radiatori“ ose „Ventilatori“.
- grilat e hyrjes dhe daljes së ajrit të jenë plotësisht të lira nga pengesat e mundshme,
- pajisja të jetë në sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
- tubat e pjesës së radiatorit të mos jenë të çara ose të krisura.
• Mos lejoni asnjëherë që brenda në pajisje të futet ujë.
• Mos e përdorni radiatorin tuaj pranë objekteve dhe produkteve që marrin flakë (perdeve,
aerosolëve, tretësve, etj...)
• Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë: Shtypeni butonin A (fig.3) në pozicionin e tij
fillestar O (drita e fikur) dhe shkëputeni nga priza pajisjen.
• E rëndësishme: Mos e përdorni pajisjen në një dhomë të vogël ku mund të ketë njerëz që nuk
mund të largohen nga dhoma pa ndihmën e të tjerëve, përveçse kur këta janë nën mbikëqyrje të
vazhdueshme.
• E rëndësishme: disa pjesë të kësaj pajisjeje mund të nxehen shumë dhe mund të shkaktojnë dje-
gie. Në vende ku ka fëmijë ose persona me aftësi të kufizuar, kërkohet mbikëqyrje e veçantë.
Kjo pajisje „IPX1“ është prodhuar në mënyrë të tillë që të mund të përdoret në të gjitha
dhomat e shtëpisë, përfshirë edhe ato ku mund të bjerë ujë nga lart (kuzhinë, banjë, etj…).
Shtrimi i telave në dhomë, mënyra e lidhjes së pajisjes me rrjetin dhe mënyra e përdorimit
të saj duhet të jenë në përputhje me standardet në fuqi të vendit tuaj.
ALB
NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22/06/12 11:07 Page34
Summary of Contents for DUALIO IR 5010 FO
Page 20: ...20 7 8 2 9 10 0 C 3 3 2000W BG NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page20...
Page 36: ...36 AR NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page36...
Page 37: ...37 AR NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page37...
Page 38: ...38 AR NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page38...
Page 39: ...NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page39...
Page 40: ...NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page40...