33
Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet për përdorim si edhe udhëzimet e sigurisë përpara çdo
përdorimi dhe ruajeni këtë manual udhëzimesh në një vend të sigurt.
1- PËRSHKRIMI
A-Butoni i përzgjedhjes së funksioneve
B- Butoni i vendosjes së temperaturës: termostati
C- Drita e energjisë
D-
Pjesa „Radiatori“
D1- Grila mbrojtëse
D2- Elementët e ngrohjes infra të kuqe
E-
Pjesa „Ventilatori“
E1- Grila e daljes së ajrit
E2- Grila e hyrjes së ajrit
F- Dorezat
G- Këmbët
H- Mbështjellësi i kordonit
2- PARALAJMËRIME
Është e rëndësishme që të lexoni këtë njoftim dhe të ndiqni rekomandimet e mëposhtme:
• Për sigurinë tuaj, kjo pajisje plotëson standardet dhe rregulloret e aplikueshme (Direktivat
Evropiane të Tensionit të Ulët, Përputhshmërisë Elektromagnetike, Mjedisit,...).
• Sa herë që ju nevojitet të përdorni pajisjen, kontrolloni që pajisja, spina dhe kordoni të jenë në
gjendje të mirë të përgjithshme. Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë
fëmijët), me aftësi të reduktuara fizike, ndjesore ose mendore, ose pa përvojën dhe njohuritë e nevojsh-
me, përveçse kur mbikëqyren ose u jepen udhëzime paraprake mbi përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre. Kur përdorni pajisjen.
Kujdesuni për fëmijët në mënyrë që ata të mos luajnë me pajisjen.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeçare e lart dhe nga persona me aftësi të
reduktuara fizike, ndjesore ose mendore, ose pa përvojën dhe njohuritë e nevojshme, nëse janë nën
mbikëqyrje dhe u është treguar si të përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i njohin rreziqet.
Fëmijët nuk duhen lejuar të luajnë me pajisjen. Çdo pastrim dhe mirëmbajtje që përdoruesi autorizo-
het të bëjë mund të bëhet nga fëmijë që janë vetëm 8 vjeç e lart dhe që janë nën mbikëqyrje.
Mbajeni pajisjen dhe kabllon e rrymës larg fëmijëve që janë nën 8 vjeç.
•Kjo pajisje është ndërtuar vetëm për përdorim në shtëpi. Për këtë arsye ajo nuk mund të përdoret
për qëllime industriale.
• Mos e përdorni pajisjen tuaj në një hapësirë të mbyllur dhe me pluhura ose në një dhomë ku mund
të ketë rrezik zjarri.
• Mos futni asnjëherë objekte brenda pajisjes (p.sh. gjilpëra...).
• Mos e vendosni pajisjen poshtë një prize me rrymë.
• Mos e tërhiqni kabllon e rrymës ose pajisjen edhe nëse bëhet për të nxjerrë spinën nga priza e murit.
• Përpara çdo përdorimi sigurohuni që të shpështillni plotësisht kabllon e rrymës.
• Garancia shfuqizohet nëse pajisja dëmtohet si pasojë e përdorimit të pasaktë.
• Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, departamenti i shër-
bimeve pas shitjes ose nga një person me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.
3- SHUMË E RËNDËSISHME
•
E RËNDËSISHME :
për të shmangu rrezikun që pajisja të mbinxehet dhe të marrë flakë,
MOS E MBULONI ASNJËHERË PAJISJEN
• Mos u përpiqni të prekni pjesën „Radiatori“ ndërkohë që pajisja është në punë (kjo pjesë e pajisjes
nxehet shumë dhe mund të shkaktojë djegie të rënda). Rekomandojmë të prisni 15 minuta pasi pajis-
ja është fikur, përpara se ta prekni.
• Mos e vendosni asnjëherë kordonin e rrymës mbi pjesën „radiatori“ ndërkohë që ajo është ende e
nxehtë.
• Mos përdorni sisteme kontrolli termik, programues, kohëmatës apo ndonjë sistem tjetër që e ndez
automatikisht këtë pajisje ngrohëse sepse ka rrezik zjarri nëse pajisja ngrohëse është e mbuluar ose
është vendosur në mënyrë të pasaktë.
• Mos e përdorni këtë pajisje pranë vaskave, dusheve, govatave apo pishinave.
• Asnjëherë mos e përdorni pajisjen nëse ndodhet pjerrtas ose e shtrirë poshtë.
• Mos e prekni pajisjen nëse i keni duart të lagura.
ALB
NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22/06/12 11:07 Page33
Summary of Contents for DUALIO IR 5010 FO
Page 20: ...20 7 8 2 9 10 0 C 3 3 2000W BG NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page20...
Page 36: ...36 AR NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page36...
Page 37: ...37 AR NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page37...
Page 38: ...38 AR NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page38...
Page 39: ...NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page39...
Page 40: ...NC00112140_DUALIO_IR5010_NC00016013 22 06 12 11 07 Page40...