Pastrimi
Mos përdorni detergjentë gërryes apo agresivë (p.sh. zbardhues) apo leckë të
ashpër/tel për pastrimin e kësaj pajisjeje.
Mos e zhysni kurrë bazën dhe kordonin elektrik në ujë apo në lëngje të tjera.
Shënim: Sterilizuesi nuk bën për t'u larë në enëlarëse. Koshat, pllaka fundore dhe
kapaku mund të lahen me ujë të ngrohtë dhe detergjent lëng për enët.
1
Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet përpara se ta pastroni.
2
Pastrojeni bazën me një leckë të lagur.
3
Shkëputeni pllakën e poshtme nga koshi i madh.
Derdhni ujin e mbetur nga kolektori i koshit të madh.
Shënim: Uji mblidhet në kolektorin e koshit të madh pas çdo cikli sterilizimi.
Derdheni ujin e mbetur nga koshi i madh pas çdo përdorimi.
4
Pastrojini kapakun, koshin e vogël, pllakën fundore dhe koshin e madh në ujë të
ngrohtë me pak detergjent lëng për enë.
Shënim: Pas pastrimit, ruajeni sterilizuesin në një vend të pastër dhe të thatë.
Pastrimi i filtrit (SCF293)
1
Shkëputeni kapakun e filtrit nga baza.
2
Hiqeni filtrin dhe pastrojeni nën ujë rubineti.
313
Shqip
Summary of Contents for Avent SCF291
Page 1: ...SCF291 SCF293 ...