Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë rezervë, vizitoni faqen
www.shop.philips.com
ose
shkoni te shitësi i "Philips". Gjithashtu mund të kontaktoni me Qendrën e Kujdesit për
Klientin të "Philips" në vendin tuaj (shihni fletëpalosjen e garancisë në mbarë botën
për të dhënat e kontaktit).
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat
normale të shtëpisë (2012/19/BE).
- Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe
elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative
ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju duhet informacion apo mbështetje teknike, vizitoni
www.philips.com/support
ose lexoni fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore.
Shënim: për performancë optimale, kjo pajisje duhet të zhgëlqerëzohet rregullisht.
Nëse nuk e bëni këtë, pajisja mund të mos funksionojë më. Në këtë rast, riparimi
NUK mbulohet nga garancia.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse
nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni
me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi
Zgjidhja
Kur duhet ta pastroj
sterilizuesin?
Kur e përdorni sterilizuesin mund të vini re se ka njolla të
vogla nga të bardha dëborë deri në të kafenjta që shfaqen
në pllakën ngrohëse. Kjo është shenjë se sterilizuesi duhet
të pastrohet nga bigorri.
Në çfarëdo rasti, sterilizuesi duhet të pastrohet nga bigorri
të paktën çdo 4 javë për të garantuar që të vazhdojë të
funksionojë me efikasitet.
Përse është kaq
e shkurtër koha e
sterilizimit?
Nuk keni shtuar ujë të mjaftueshëm për sterilizim.
Hidhni saktësisht 130 ml/ 4.5 oz ujë të distiluar drejtpërdrejt
në rezervuarin e ujit në bazë.
316
Shqip
Summary of Contents for Avent SCF291
Page 1: ...SCF291 SCF293 ...