7
Hiqni shishet dhe artikujt e tjerë nga koshi. Përdorni mashat për heqjen e
artikujve të vegjël.
Bëni kujdes. Artikujt e sterilizuar mund të jenë ende të nxehtë.
Shënim: Sigurohuni t'i lani mirë duart përpara se të prekni artikujt e sterilizuar.
8
Hiqeni pajisjen nga priza dhe prisni derisa të jetë ftohur tërësisht.
9
Hiqini koshin e vogël dhe koshin e madh.
Shënim: Kur hiqni koshin e madh, kini parasysh ujin e mbetur në kolektorin e
bazës.
Shënim: Kolektori është menduar për mbledhjen e qumështit apo të mbetjeve
ushqimore nga artikujt, për të shmangur kalimin e tyre në rezervuarin e bazës. Kjo
është për të optimizuar efikasitetin e sterilizimit dhe për të lehtësuar pastrimin e
elementit ngrohës.
10
Shkëputeni pllakën e poshtme nga koshi i madh. Derdhni ujin e mbetur nga
kolektori i koshit të madh dhe pastrojeni (shihni “Pastrimi”).
11
Derdhni ujin e mbetur nga rezervuari i ujit dhe fshijeni derisa të thahet.
Shënim: Pajisja nuk punon për 10 minuta pas një cikli sterilizimi. Duhet të ftohet
përpara.
Auto – Sterilizim dhe tharje (SCF293)
1
Hidhni ujë drejtpërdrejt në rezervuarin e ujit të bazës (shihni pjesën “Përpara
përdorimit të parë”).
2
Montojeni sterilizuesin (shihni pjesën “Montimi i sterilizuesit”) dhe vendosni
brenda artikujt për t'u sterilizuar.
Shënim: Sigurohuni që të gjithë artikujt të jenë zbërthyer tërësisht dhe vendosur
në kosh me pjesët e hapura për poshtë, për tharje efikase.
Bëni kujdes. Kur fillon tharja, sterilizuesi çliron avull të nxehtë.
3
Vendosni kapakun mbi koshin e vogël ose të madh.
4
Futeni spinën në prizë.
310
Shqip
Summary of Contents for Avent SCF291
Page 1: ...SCF291 SCF293 ...