
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në Philips Avent! Për të përfituar plotësisht nga
mbështetja që ofron Philips Avent, regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome
.
Pompa manuale e gjirit Philips Avent ka një dizajn unik që ju mundëson të uleni në një pozicion
më komod kur shtrydhni qumështin e gjirit. Mbështetësja e butë për masazhim* është projektuar
që të ndihet e butë dhe e ngrohtë dhe imiton veprimin e thithjes së gjirit nga foshnja, për të
siguruar rrjedhjen e shpejtë të qumështit - në mënyrë të qetë, komode dhe delikate. Pompa është
kompakte, mbërthehet lehtë dhe të gjitha pjesët mund të lahen në enëlarëse dhe nuk përmbajnë
BPA. Specialistët e kujdesit shëndetësor pohojnë që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për
foshnjat gjatë vitit të parë, i kombinuar me ushqimet e përgatitura pas 6 muajve të parë. Qumështi
i gjirit është i krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjës suaj dhe përmban antitrupa që ndihmojnë
në mbrojtjen e foshnjës nga infeksioni dhe alergjitë. Pompa e gjirit mund t'ju ndihmojë ta ushqeni
fëmijën me gji për kohë të gjatë. Ju mund ta shtrydhni dhe ta ruani qumështin në mënyrë që foshnja
të vazhdojë të shijojë përfitimet prej tij, edhe nëse nuk jeni vetë aty për ta ushqyer. Meqë pompa
është kompakte dhe praktike në përdorim, ju mund ta merrni atë me vete kudo që shkoni dhe ta
shtrydhni qumështin kur ta keni më të lehtë dhe të ruani ndërkohë ardhjen e qumështit.
*Mbështetësja për masazhim e përfshirë me këtë pompë është dizajnuar që të përshtatet në
mënyrë komode për shumicën e nënave. Megjithatë, nëse ju nevojitet, mund të blini më vete një
mbështetëse për masazhim për thitha më të mëdha.
Përshkrim i përgjithshëm (Fig. 1)
1 Doreza
2 Membrana prej silikoni me bisht
3 Trupi i pompës
4 Mbështetësja për masazhim
5 Kapaku
6 Valvula e bardhë
7 Shishja Philips Avent Natural (përveç SCF330/13)
8 Tapa (përveç SCF330/40)
9 Rrethi mbërthyes i filetuar
10 Biberoni (përveç SCF330/40)
11 Guarnicioni izolues (përveç SCF330/13)
12 Kapaku i gotës së ruajtjes (vetëm SCF330/13)
13 Gota e ruajtjes Philips Avent (vetëm SCF330/13)
14 Rrethi përshtatës (vetëm SCF330/13)
15 Qeskat e ruajtjes së qumështit të gjirit (vetëm SCF330/50)
Përdorimi i synuar
Pompa manuale e gjirit Philips Avent është ideuar për shtrydhjen dhe mbledhjen e qumështit
nga gjiri i një gruaje në periudhë laktacioni. Pajisja është parashikuar vetëm për një përdorues.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes manualin e përdorimit përpara përdorimit të pompës së gjirit dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Këshilla për ndalimin e përdorimit
-
Asnjëherë mos e përdorni pompën e gjirit gjatë shtatzënisë, sepse pompimi mund të nxisë
lindjen e fëmijës.
Shqip
55
Summary of Contents for SCF330
Page 1: ...SCF330 ...
Page 2: ......
Page 3: ...2 1 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 SCF330 13 SCF330 50 1 ...
Page 4: ......
Page 120: ......
Page 121: ......
Page 122: ...7 11 9 25 19 5 13 6 10 8 12 2 3 4 5 14 15 16 17 ...
Page 123: ......