40 SHQIP
Butoni i rrotullimit mbrapsht për
heqjen e mbeturinave
PARALAJMËRIM:
Fikni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë përpara se të hiqni mbeturinat
ose barishtet e ngecura që nuk mund të hiqen me
anë të funksionit të rrotullimit mbrapsht.
Mosfikja
e veglës dhe mosheqja e kutisë së baterisë mund të
rezultojë në lëndim të rëndë personal për shkak të
ndezjes aksidentale.
Vegla ka një buton rrotullimi mbrapsht për të ndryshuar
drejtimin e rrotullimit. Ai shërben vetëm për heqjen e
mbeturinave dhe barishteve të ngecura në vegël.
Për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit, shtypni butonin
e rrotullimit mbrapsht dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit
ndërkohë që shtypni levën e zhbllokimit kur vegla
prerëse të ketë ndaluar lëvizjen. Kur tërhiqni këmbëzën
e çelësit, treguesit e shpejtësisë fillojnë të pulsojnë dhe
vegla prerëse rrotullohet në drejtim të kundërt.
Për ta rikthyer në rrotullimin normal, lëshoni këmbëzën
dhe prisni derisa vegla prerëse të ndalojë.
►
Fig.11:
1.
Treguesi i shpejtësisë
2.
Butoni i
rrotullimit mbrapsht
SHËNIM:
Gjatë rrotullimit mbrapsht, vegla
punon vetëm për pak kohë dhe më pas ndalon
automatikisht.
SHËNIM:
Rrotullimi rikthehet në drejtimin normal kur
e rindizni veglën pasi është fikur.
SHËNIM:
Nëse shtypni butonin e rrotullimit mbrapsht
gjatë kohës që vegla prerëse është ende duke u
rrotulluar, vegla ndalet dhe është gati për rrotullimin
mbrapsht.
Funksioni i kontrollit elektronik të rrotullimit
Vegla dallon elektronikisht një rënie të papritur
në shpejtësinë e rrotullimit që mund të shkaktojë
zmbrapsje. Në këtë situatë, vegla ndalon automatikisht
për të parandaluar rrotullimin e mëtejshëm të veglës
prerëse. Lëshojeni këmbëzën e çelësit për ta rinisur
veglën. Eliminoni shkakun e rënies së beftë të
shpejtësisë së rrotullimit dhe ndizeni veglën.
SHËNIM:
Ky funksion nuk është masë parandaluese
për zmbrapsjet.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë
hequr përpara se të kryeni ndonjë shërbim për
veglën.
Mosfikja e veglës dhe mosheqja e kutisë
së baterisë mund të rezultojë në lëndim të rëndë
personal për shkak të ndezjes aksidentale.
PARALAJMËRIM:
Mos e ndizni kurrë veglën
nëse nuk është montuar plotësisht.
Vënia në punë
e veglës kur ajo është pjesërisht e montuar mund të
rezultojë në lëndime personale serioze nga ndezja e
paqëllimshme.
Montimi i dorezës
Vendosni dorezën me morsat dhe bulonat e dhënë.
Sigurohuni që doreza të ndodhet mes distancatorit
dhe shenjës së shigjetës. Mos e hiqni apo zvogëloni
distancatorin.
►
Fig.12:
1.
Morsa
2.
Buloni hekzagonal
3.
Doreza
4.
Shenja e shigjetës
5.
Distancatori
Kur përdorni aksesorët e mëposhtëm, sigurohuni të
vendosni barrierën në dorezë duke përdorur vidën në
barrierë.
•
Aksesori i prerësit të shkurrishteve *
•
Aksesori i gërshërëve rrotulluese
•
Aksesori i kositëses së barit *
•
Aksesori i makinerisë krasitëse
*. Vetëm kur fleta metalike është e bashkuar.
►
Fig.13:
1.
Barriera
2.
Vida
Montimi i tubit bashkues
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë që tubi i
aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit.
Instalimi
i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia
elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
1.
Rrotullojeni levën e njësisë elektrike drejt anës së
aksesorit.
►
Fig.14:
1.
Leva
2.
Hiqni kapakun e aksesorit. Bashkërenditni kunjin
me shenjën e shigjetës dhe futeni tubin e aksesorit
derisa butoni i lëshimit të kërcejë lart.
►
Fig.15:
1.
Butoni i lëshimit
2.
Shenja e shigjetës
3.
Kunji
3.
Lëvizeni levën drejt anës së njësisë elektrike.
►
Fig.16:
1.
Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me
tubin.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt anës së
aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë
butonin e lëshimit.
►
Fig.17:
1.
Butoni i lëshimit
2.
Leva
3.
Tubi
Rregullimi i pozicionit të dorezës
Rregulloni pozicionin e dorezës me synim përdorimin sa
më komod të veglës.
Lironi bulonin me kokë hekzagonale te doreza. Lëvizeni
dorezën drejt një pozicioni komod pune dhe më pas
shtrëngoni bulonin.
►
Fig.18:
1.
Doreza
2.
Buloni me kokë hekzagonale