110
Shqip
• Në kushte abuzive, lëngu mund të nxirret nga bateria;
shmangni kontaktin me të. Nëse kontakti ndodh
rastësisht, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore krahas
kësaj. Lëngu i nxjerrë nga bateria mund të shkaktojë
acarim ose djegie.
• Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje që është
e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthim
ose rrezik dëmtimi.
• Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje ndaj
zjarrit ose temperaturës së tepruar. Ekspozimi ndaj
zjarrit ose temperaturës mbi 130 °C (265 °F) mund të
shkaktojë shpërthim.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni paketën e baterisë ose pajisjen jashtë gamës
së temperaturës, të specifikuar në udhëzime. Karikimi
i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve të caktuar
mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
• Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i kualifikuar
duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo
siguron që siguria e produktit të ruhet.
• Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen
apo paketën e baterisë, përveç siç tregohet në
udhëzimet për përdorim dhe kujdes.
Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë për baterinë
• Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi
(1) karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe
(3) produktin që përdor baterinë.
• Mos e çmontoni ose ndërhyni te bateria. Kjo mund
të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
• Nëse koha e funksionimit është bërë shumë
më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund
të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të
mundshme, madje edhe në shpërthim.
• Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini
me ujë të pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes
mjekësor. Mund të rezultojë në humbjen e shikimit
tuaj.
• Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.
(1) Mos i prekni terminalet me ndonjë material
përcjellës.
(2) Shmangni ruajtjen e baterisë në një enë me sende
metalike të tjera, siç janë gozhdët, monedhat, etj.
(3) Mos e ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
rrymë elektrike të madhe, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje edhe një avari.
• Mos e mbani dhe mos e përdorni veglën dhe
baterinë në vende ku temperatura mund të arrijë
ose të tejkalojë 50 °C (122 °F).
• Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë
ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund të
shpërthejë në zjarr.
• Mos e shponi, prisni, shtypni, hidhni, rrëzoni
baterinë dhe mos e përplasni baterinë me një
objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të shkaktojë
zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
• Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
• Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave
të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për
transporte tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët
transporti, duhet të respektohet kërkesa e veçantë
për paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e
transportimit të artikullit, kërkohet konsultimi me
një ekspert për materiale të rrezikshme. Ju lutemi
respektoni rregullat kombëtare ndoshta më të
detajuara. Ngjisni me shirit ngjitës ose mbuloni
kontaktet e hapura dhe paketoni baterinë në atë
mënyrë që të mos lëvizë në paketim.
• Kur flakni baterinë, hiqeni atë nga vegla dhe
hidheni në një vend të sigurt.
Ndiqni rregulloret tuaja lokale në lidhje me flakjen
e baterisë.
• Përdorni bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte jo në përputhje mund të rezultojë në zjarr,
mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.
• Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore
të gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
• Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të nxehet,
gjë që mund të shkaktojë djegie nga temperatura
e lartë ose edhe e ulët. Tregoni kujdes gjatë
manovrimit të baterive të nxehta.
• Mos e prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet sa të shkaktojë djegie.
• Mos lejoni ashkla, pluhura ose dhera të mbetura
në terminale, vrima dhe kanale të baterisë.
Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët ose
shkatërrim të veglës ose baterisë.
• Përveçse nëse vegla mbështet përdorimin në
afërsi të linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e
përdorni baterinë në afërsi të linjave elektrike me
voltazh të lartë. Kjo mund të shkaktojë defekt ose
shkatërrim të veglës ose baterisë.
• Mbajeni baterinë larg nga fëmijët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose
baterive që janë ndryshuar, mund të rezultojë në
shpërthimin e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim
, personal dhe dëmtim. Gjithashtu do të anulojë
garancinë e Makita për veglën dhe karikuesin Makita.
Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë
maksimale të baterisë
1. Karikoni baterinë para se të shkarkohet
plotësisht. Ndaloni gjithmonë përdorimin e
veglës dhe karikoni baterinë kur vini re një ulje të
fuqisë së veglës.
2. Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar plotësisht.
Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
3. Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në
10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni që bateria e
nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
4. Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga vegla
ose karikuesi.
5. Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një
periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
Summary of Contents for ML007G
Page 2: ... 1 2 3 5 6 7 4 8 ...