73 SHQIP
Shembull:
Në rastin e prerjes së profilit të pjesës skajore të llojit
52/38° për pozicionin (a) në figurën e mësipërme:
•
Anoni dhe siguroni cilësimin e këndit të prerjes së
pjerrët në 33,9° NË TË DJATHTË.
•
Rregulloni dhe siguroni cilësimin e këndin e
prerjes me kënd në 31,6° NË TË DJATHTË.
•
Vendoseni profilin skajor me sipërfaqen e pasme (të fshehur)
të gjerë mbi bazën e rrotullimit me ANËN E KONTAKTIT ME
MURIN kundrejt rigës udhëzuese në sharrë.
•
Pjesa e lëmuar që do të përdoret do të jetë
gjithmonë në anën e DJATHTË të fletës së
sharrës së rrumbullakët pas përfundimit të prerjes.
Prerja e aluminit të presuar
►
Fig.51:
1.
Morsa
2.
Blloku i distancatorit
3.
Riga
udhëzuese
4.
Alumin i presuar
5.
Blloku i
distancatorit
Gjatë sigurimit të aluminit të presuar, përdorni shirita
mbështetës ose copa të mbetura, siç tregohet në figurë,
për të parandaluar shformimin e aluminit. Përdorni një
lubrifikant për prerje gjatë prerjes së aluminit të presuar
për të parandaluar grumbullimin e materialeve prej
alumini te fleta e sharrës së rrumbullakët.
PARALAJMËRIM:
Mos provoni asnjëherë të
prisni dalje alumini të trashë ose të rrumbullakët.
Alumini i presuar i trashë ose i rrumbullakët mund të
jetë i vështirë për t’u fiksuar dhe mund të lirohet gjatë
prerjes, gjë e cila mund të rezultojë në humbje të
kontrollit dhe në lëndim të rëndë personal.
Prerja me kanale
PARALAJMËRIM:
Mos provoni ta kryeni
këtë lloj prerjeje duke përdorur një lloj më të gjerë
disku ose një disk për prerje me kanale.
Përpjekja
për të kryer një prerje me kanale duke përdorur një
disk më të gjerë ose një disk për prerje me kanale
mund të japë rezultate të papritura prerjeje dhe të
çojë në zmbrapsje, gjë e cila mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që ta ktheni
krahun ndalues në pozicionin fillestar gjatë
kryerjes së prerjeve të ndryshme nga prerja me
kanale.
Përpjekja për të bërë prerje me krahun
ndalues në pozicion të pasaktë mund të japë rezultate
të papritura dhe të çojë në zmbrapsje, gjë e cila mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Për një prerje të llojit me kanale, veproni si vijon:
1.
Rregulloni pozicionin e kufirit të poshtëm të
fletës së sharrës së rrumbullakët duke përdorur
vidën rregulluese dhe krahun ndalues për të kufizuar
thellësinë e prerjes së fletës së sharrës së rrumbullakët.
Referojuni seksionit për krahun e ndaluesit.
2.
Pas rregullimit të pozicionit të kufirit të poshtëm të
fletës së sharrës së rrumbullakët, prisni kanale paralele
përgjatë gjerësisë së materialit të punës duke përdorur
prerje me rrëshqitje (shtyrje).
►
Fig.52:
1.
Pritni kanale me disk
3.
Hiqeni pjesën e materialit të punës të mbetur
ndërmjet kanaleve me anë të një dalte.
Transportimi i veglës
Përpara transportimit të veglës, sigurohuni që të hiqni kutinë
e baterisë dhe të jenë siguruar të gjitha pjesët e lëvizshme të
sharrës me prerje me kënd. Gjithmonë kontrolloni sa më poshtë:
•
Kutia e baterisë është hequr.
•
Shasia ndodhet në pozicion këndi prerjeje të
pjerrët 0° dhe është e siguruar.
•
Shasia është ulur dhe bllokuar.
•
Shasia është rrëshqitur plotësisht në rigat
udhëzuese dhe është bllokuar.
•
Baza e rrotullimit ndodhet në pozicionin e plotë të djathtë
të këndit të prerjes me kënd dhe është e siguruar.
•
Bazat e poshtme janë të ruajtura dhe të siguruara.
Transportojeni veglën nga doreza ose duke mbajtur të
dyja anët e bazës së veglës.
►
Fig.53
►
Fig.54
PARALAJMËRIM:
Kunji ndalues për ngritjen
e shasisë shërben vetëm për qëllime transportimi
dhe ruajtjeje dhe jo për prerje.
Përdorimi i kunjit
ndalues për prerje mund të shkaktojë lëvizje të
papritura të fletës së sharrës së rrumbullakët dhe të
rezultojë në zmbrapsje dhe lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse
para se të transportoni veglën.
Nëse pjesë të veglës lëvizin ose
rrëshqasin gjatë transportimit, mund të ndodhë humbja e kontrollit
ose e ekuilibrit, duke shkaktuar lëndim personal.
KUJDES:
Sigurohuni që ngritja e shasisë të jetë
bllokuar siç duhet në fund të saj me anë të kunjit të
ndaluesit.
Nëse kunji e ndaluesit nuk vendoset siç duhet, shasia
mund të kërcejë lart papritur dhe të shkaktojë lëndim të personit.
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson përdorim të
pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një fshesë të mbështetur
me korrent me veglën, mund ta përdorni fshesën automatikisht
bashkë me mekanizmin e funksionimit të veglës.
►
Fig.55
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
•
Një njësi me valë (aksesor opsional)
•
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Summary of Contents for LS002G
Page 2: ...Fig 1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 12 11 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 Fig 2 2 ...
Page 4: ...1 2 4 3 Fig 7 2 1 3 Fig 8 1 2 Fig 9 1 2 3 Fig 10 3 1 2 4 Fig 11 1 Fig 12 4 ...
Page 5: ...1 3 2 4 Fig 13 1 2 Fig 14 1 Fig 15 Fig 16 1 2 3 4 5 6 Fig 17 1 2 Fig 18 5 ...
Page 6: ...Fig 19 Fig 20 1 2 3 Fig 21 1 2 3 4 5 6 Fig 22 3 4 1 2 5 Fig 23 6 ...
Page 7: ...1 2 3 4 Fig 24 1 2 3 5 4 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 3 Fig 27 1 2 3 Fig 28 7 ...
Page 9: ...1 2 3 4 5 6 Fig 36 1 2 3 Fig 37 1 2 3 Fig 38 1 Fig 39 1 2 Fig 40 1 1 2 2 3 3 4 4 Fig 41 9 ...
Page 10: ...1 2 4 3 5 Fig 42 1 2 3 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 1 Fig 46 1 2 Fig 47 Fig 48 10 ...
Page 11: ...1 2 3 Fig 49 2 3 1 4 Fig 50 1 2 3 4 5 Fig 51 1 Fig 52 Fig 53 Fig 54 Fig 55 1 Fig 56 11 ...
Page 12: ...1 2 3 4 Fig 57 1 2 3 Fig 58 1 Fig 59 1 1 2 2 Fig 60 Fig 61 Fig 62 12 ...
Page 13: ...1 Fig 63 1 2 Fig 64 1 Fig 65 1 Fig 66 1 1 2 2 Fig 67 1 2 3 4 5 Fig 68 13 ...
Page 14: ...1 2 Fig 69 1 2 3 Fig 70 1 2 3 Fig 71 1 Fig 72 1 2 Fig 73 1 2 Fig 74 14 ...