58 SHQIP
Ni-MH
Li-ion
Vetëm për shtetet e BE-së
Për shkak të pranisë së komponentëve të
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe
elektronike ose bateritë me mbetjet
shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorëve dhe baterive,
duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen
në një pikë grumbullimi të veçantë për
mbetjet komunale, duke vepruar në
përputhje me rregulloret e mbrojtjes së
mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Përdorimi i synuar
Vegla është menduar për prerjet e drejta dhe prerjet me
kënd në dru.
Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale të tjera
përveç drurit, aluminit dhe materialeve të ngjashme.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN62841-3-9:
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 89 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 100 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
SHËNIM:
Vlerat e deklaruar totale të emetimeve
të zhurmës janë matur sipas një metode standarde
testimi dhe mund të përdoren për të krahasuar një
vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara të emetimeve të
zhurmës mund të përdoren për një vlerësim paraprak
të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për
veshët.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e zhurmës gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të
mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzimet e sigurisë për sharrat për
prerje me kënd
1.
Sharrat për prerje me kënd janë prodhuar për
prerje druri ose të produkteve të ngjashme
me drurin, ato nuk mund të përdoren me fletë
për prerje abrazive për prerjen e materialeve
prej hekuri, siç janë fletët, shufrat, perçinat,
etj.
Pluhuri abraziv shkakton bllokimin e pjesëve
lëvizëse siç është mbrojtësja e poshtme.
Shkëndijat nga prerja abrazive do të djegë
mbrojtësen e poshtme, insertin e kanalit dhe pjesë
të tjera plastike.
2.
Përdorni fasheta shtrënguese për të mbajtur
materialin e punës kur kjo është e mundshme.
Nëse materialin e punës e mbani me dorë,
duhet ta mbani gjithmonë dorën të paktën 100
mm larg nga secila anë e fletës së sharrës.
Mos e përdorni këtë sharrë për të prerë pjesë
që janë tepër të vogla për t’u mbërthyer me
morsë ose për t’u mbajtur me dorë në mënyrë
të sigurt.
Nëse dora vendoset tepër pranë fletës
së sharrës, rritet rreziku i lëndimit nga kontakti me
fletën.
3.
Materiali i punës duhet të jetë i palëvizshëm
dhe i shtrënguar me morsë ose i mbajtur
me dorë si kundrejt rigës ashtu dhe bankës.
Mos e fusni materialin e punës në fletë apo
mos prisni “me dorë të lirë” në asnjë mënyrë.
Materialet e punës të pashtrënguara ose lëvizëse
mund të hidhen tutje me shpejtësi të lartë, duke
shkaktuar lëndim.
4.
Shtyjeni sharrën përmes materialit të punës.
Mos e tërhiqni sharrën përmes materialit të
punës. Për të realizuar një prerje, ngrijeni
kokën e sharrës dhe tërhiqeni mbi materialin
e punës pa e prerë, nisni motorin, shtypeni
poshtë kokën e sharrës dhe shtyjeni sharrën
përmes materialit të punës.
Prerja me goditje
tërheqëse mund të bëjë që fleta e sharrës të
ngjitet mbi materialin e punës dhe ta hedhë me
forcë të madhe grupin e fletëve drejt operatorit.
Summary of Contents for LS002G
Page 2: ...Fig 1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 12 11 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 Fig 2 2 ...
Page 4: ...1 2 4 3 Fig 7 2 1 3 Fig 8 1 2 Fig 9 1 2 3 Fig 10 3 1 2 4 Fig 11 1 Fig 12 4 ...
Page 5: ...1 3 2 4 Fig 13 1 2 Fig 14 1 Fig 15 Fig 16 1 2 3 4 5 6 Fig 17 1 2 Fig 18 5 ...
Page 6: ...Fig 19 Fig 20 1 2 3 Fig 21 1 2 3 4 5 6 Fig 22 3 4 1 2 5 Fig 23 6 ...
Page 7: ...1 2 3 4 Fig 24 1 2 3 5 4 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 3 Fig 27 1 2 3 Fig 28 7 ...
Page 9: ...1 2 3 4 5 6 Fig 36 1 2 3 Fig 37 1 2 3 Fig 38 1 Fig 39 1 2 Fig 40 1 1 2 2 3 3 4 4 Fig 41 9 ...
Page 10: ...1 2 4 3 5 Fig 42 1 2 3 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 1 Fig 46 1 2 Fig 47 Fig 48 10 ...
Page 11: ...1 2 3 Fig 49 2 3 1 4 Fig 50 1 2 3 4 5 Fig 51 1 Fig 52 Fig 53 Fig 54 Fig 55 1 Fig 56 11 ...
Page 12: ...1 2 3 4 Fig 57 1 2 3 Fig 58 1 Fig 59 1 1 2 2 Fig 60 Fig 61 Fig 62 12 ...
Page 13: ...1 Fig 63 1 2 Fig 64 1 Fig 65 1 Fig 66 1 1 2 2 Fig 67 1 2 3 4 5 Fig 68 13 ...
Page 14: ...1 2 Fig 69 1 2 3 Fig 70 1 2 3 Fig 71 1 Fig 72 1 2 Fig 73 1 2 Fig 74 14 ...