38
Fig.27
(1) Rrotulloni vidat rregulluese në drejtim
kundërorar.
Fig.28
Fig.29
(2) Lëvizeni anën e pasme të rigës drejtuese
pak djathtas ose majtas, derisa të vendoset
paralel me diskun.
(3) Shtrëngoni fort vidën rregulluese në rigën
drejtuese.
KUJDES:
•
Sigurohuni që të rregulloni boshtin lëvizës në
mënyrë të tillë që të jetë paralel me diskun
përndryshe mund të ndodhë ndonjë zmbrapsje i
rrezikshëm.
•
Sigurohuni që ta rregulloni rigën drejtuese në
mënyrë që të mos prekë mbrojtësen e sipërme të
diskut ose diskun e sharrës.
Qese e pluhurit
Fig.30
Përdorimi i qeses së pluhurave e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të montuar qesen e
pluhurave, vendoseni në hundëzën e pluhurit.
SHËNIM:
•
Në modalitetin e sharrës për prerje me kënd,
vendoseni gjithmonë qesen e pluhurave vetëm te
hundëza e pasme.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
Fig.31
Nëse e lidhni sharrën me një fshesë me korrent, puna e
kryer mund të rezultojë më efikase dhe më e pastër.
Lidhni një fshesë me korrent gjatë përdorimit të
modalitetit të sharrës së tavolinës.
Modaliteti i sharrës së tavolinës
Fig.32
Modaliteti i sharrës për prerje me kënd
Fig.33
Për të instaluar kapakun e diskut gjatë përdorimit në
modalitetin e sharrës së tavolinës (modaliteti i bankës),
rrotulloni bazën e rrotullimit në këndin për prerje me
kënd 0° (shihni seksionin e titulluar “Rregullimi i këndit
për prerje me kënd”) dhe vendoseni kapakun e diskut
në bankën e rrotullueshme, në mënyrë të tillë që kapaku
i diskut të jetë në mes të kanalit për hyrjen e diskut në
bankën e rrotullueshme. Më pas bllokoni dorezën në
pozicionin më të ulët duke futur plotësisht kunjin
ndalues siç tregohet në figurë.
SHËNIM:
•
Gjatë përdorimit të veglës në modalitetin e sharrës
së tavolinës (modaliteti i bankës), sigurohuni që
kapaku i diskut të jetë instaluar në bankën e
rrotullueshme.
Sigurimi i materialit
Kurdo që është e mundur, sigurojeni materialin e punës
me morsën opsionale. Nëse duhet të përdorni dorën për
të mbajtur materialin e punës, atëherë duhet ta mbani
fort dhe në mënyrë të sigurt për të mos humbur
kontrollin e materialit të punës. Dora dhe krahu duhet të
mbahen larg zonës së diskut (minimalisht 100 mm).
Shtyjeni materialin e punës fort kundrejt rigës
udhëzuese, duke i mbajtur gishtat mbi pjesën e sipërme
të rigës udhëzuese. Materiali i punës duhet të
mbështetet në mënyrë të qëndrueshme mbi bazën e
rrotullimit.
PARALAJMËRIM:
•
Mos e përdorni asnjëherë dorën për të mbajtur
materialin e punës që kërkon mbajtjen e dorës më
pranë se 100 mm nga zona e diskut. Në këtë rast,
përdorni gjithmonë morsën opsionale për të
siguruar materialin e punës. Pas çdo prerjeje,
ngrijeni diskun ngadalë. Mos e ngrini asnjëherë
diskun përpara se të ketë ndaluar plotësisht. Mund
të shkaktohet lëndim i rëndë.
KUJDES:
•
Gjatë prerjes së materialeve të gjata të punës,
përdorni mbështetëse që janë po aq të larta sa
niveli i sipërfaqes së bazës së rrotullimit. Për
sigurimin e materialit të punës mos u mbështesni
vetëm te morsa vertikale dhe/ose morsa
horizontale (opsionale).
Materialet e holla të punës kanë tendencën të
përkulen. Mbështeteni materialin e punës në të
gjithë gjatësinë e tij për të shmangur ngecjen e
diskut dhe ZMBRAPSJE të mundshme.
Fig.34
Riga e poshtme (vetëm për vendet evropiane)
Fig.35
Kjo vegël është e pajisur me rigë të poshtme.
Normalisht vendoseni rigën e poshtme në pjesën e
brendshme. Megjithatë, kur bëni prerje me kënd të
pjerrët kthejeni atë nga jashtë.
KUJDES:
•
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët, kthejeni rigën
e poshtme nga pjesa e jashtme. Përndryshe, ajo
do të prekë diskun ose një pjesë të veglës, duke
shkaktuar lëndim të rëndë të përdoruesit.
Summary of Contents for LH1201FL
Page 139: ...139 ...