41
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një inspektim ose
mirëmbajtje.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mprehja e sharrës me zinxhir
KUJDES:
•
Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe vishni
doreza sigurie kur kryeni punime në zinxhirin e
sharrës.
Fig.33
Mprihni sharrën me zinxhir kur:
−
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i
lagësht;
−
Zinxhiri e depërton drurin me vështirësi, edhe kur
ushtrohet presion i lartë;
−
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
−
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru.
Arsyeja për këtë sjellje është mprehja jo e
barabartë e zinxhirit të sharrës ose dëmtimi i tij
vetëm në një anë.
Mprihni vazhdimisht zinxhirin e sharrës, por pas
çdo mprehjeje hiqni vetëm nga pak material.
Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë për
mprehje rutinë. Kur zinxhiri i sharrës është mprehur disa
herë, dërgojeni për ta mprehur te një dyqan MAKITA i
specializuar për riparime.
Kriteret e mprehjes:
−
Të gjitha gjatësitë e prerësit duhet të jenë të
barabarta. Prerësit me gjatësi të ndryshme nuk
lejojnë që zinxhiri të punojë pa probleme dhe
mund të shkaktojnë prishjen e tij.
−
Mos e mprihni zinxhirin kur është arritur gjatësia
minimale prej 3 mm për një prerës. Në këtë rast
duhet të vihet një zinxhir i ri.
−
Trashësia e ashklës përcaktohet nga distanca
ndërmjet matësit të thellësisë (hundëzës së
rrumbullakët) dhe tehut prerës.
−
Rezultatet më të mira të prerjes arrihen në
distancat e mëposhtme ndërmjet tehut prerës dhe
matësit të thellësisë.
Tehu i zinxhirit 90PX: 0,5 mm
Tehu i zinxhirit 91PX: 0,65 mm
Tehu i zinxhirit 25AP: 0,65 mm
Fig.34
PARALAJMËRIM:
•
Një distancë e tepërt rrit rrezikun për
kundërveprim.
−
Këndi i mprehjes prej 30° duhet të jetë i njëjtë për
të gjithë prerësit. Ndryshimet në kënd bëjnë që
zinxhiri të ketë probleme gjatë punës,
përshpejtojnë konsumimin e tij dhe çojnë në
prishje të zinxhirit.
−
Këndi i pllakës anësore të prerësit përcaktohet
nga thellësia e depërtimit të limës së rrumbullakët.
Nëse lima e specifikuar përdoret siç duhet, këndi i
saktë i pllakës anësore prodhohet automatikisht.
−
Këndi i pllakës anësore për secilin zinxhir të
sharrës është si më poshtë:
Tehu i zinxhirit 90PX: 75°
Tehu i zinxhirit 91PX: 80°
Tehu i zinxhirit 25AP: 85°
Fig.35
Lima dhe udhëzuesi i limës
−
Përdorni një limë të rrumbullakët të posaçme
(aksesor opsional) për zinxhirët e sharrave për të
mprehur zinxhirin. Limat e rrumbullakëta normale
nuk janë të përshtatshme.
−
Diametri i limës së rrumbullakët për secilin zinxhir
sharre është si më poshtë:
Tehu i zinxhirit 90PX: 4,5 mm
Tehu i zinxhirit 91PX: 4,0 mm
Tehu i zinxhirit 25AP: 4,0 mm
−
Lima duhet të punojë me prerësin vetëm me
prekjen ballore. Hiqni limën nga prerësi gjatë
prekjes në kthim.
−
Në fillim mprihni prerësin më të shkurtër. Më pas
gjatësia e këtij prerësi bëhet gjatësia standarde
për të gjithë prerësit e tjerë të zinxhirit të sharrës.
Fig.36
−
Udhëzoni limën siç tregohet në figurë.
−
Lima mund të drejtohet më lehtë nëse përdoret një
mbajtës i limës (aksesor opsional). Mbajtësi i limës
ka disa shënime për këndin e saktë të mprehjes
prej 30° (bashkërenditni shënimet paralele me
zinxhirin e sharrës) dhe kufizon thellësinë e
depërtimit (deri në 4/5 e diametrit të limës).
Fig.37
−
Pasi të keni mprehur zinxhirin, kontrolloni lartësinë
e matësit të thellësisë me anë të një vegle për
matjen e zinxhirit (aksesor opsional).
Fig.38
−
Hiqni çdo material projektues, sado i vogël qoftë,
me një limë të veçantë të sheshtë (aksesor
opsional).
−
Rrumbullakosni sërish pjesën e përparme të
matësit të thellësisë.
Summary of Contents for DUC252
Page 146: ...146 ...
Page 147: ...147 ...