![Makita DUC252 Instruction Manual Download Page 42](http://html.mh-extra.com/html/makita/duc252/duc252_instruction-manual_223254042.webp)
42
Pastrimi i shufrës udhëzuese
Fig.39
Ashklat dhe tallashi do të grumbullohen në kanalin e
shufrës udhëzuese, duke e bllokuar dhe penguar
rrjedhën e vajit. Gjithmonë pastroni ashklat dhe tallashin
kur e mprihni ose zëvendësoni zinxhirin e sharrës.
Pastrimi i vrimës së vajosjes
Pluhuri ose grimca të imëta mund të akumulohen te
vrima e vajosjes gjatë përdorimit.
Pluhuri ose grimcat e imëta të akumuluara në vrimën e
vajosjes mund të pengojnë rrjedhën e vajit dhe të
shkaktojnë lubrifikim të pamjaftueshëm në të gjithë
zinxhirin e sharrës.
Kur në pjesën e sipërme të shufrës udhëzuese nuk ka
vajosje të mjaftueshme, pastroni vrimën e vajosjes si
më poshtë.
Hiqni baterinë nga vegla.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe zinxhirin e
sharrës nga vegla. (Referojuni seksionit me titull
“Instalimi ose heqja e zinxhirit të sharrës”.)
Fig.40
Hiqni pluhurin ose grimcat e imëta duke përdorur një
kaçavidë të përshtatur me aks të hollë ose e ngjashme.
Futeni kutinë e baterisë në vegël.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të pastruar pluhurin
ose grimcat e akumuluara në vrimën e vajosjes duke
kulluar vajin e zinxhirit.
Hiqni baterinë nga vegla.
Rivendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe
zinxhirin e sharrës në vegël.
Zëvendësimi i rrotës së dhëmbëzuar
Fig.41
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar.
KUJDES:
•
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar e dëmton
zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast zëvendësoni
rrotën e dhëmbëzuar. Rrota e dhëmbëzuar duhet
të instalohet në mënyrë që gjithmonë të duket si
në figurë.
Fig.42
Gjithmonë vendosni një unazë të re bllokimi kur
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.43
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Fig.44
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Ruajtja e veglës
Pastrojeni veglën para magazinimit. Pastroni ashklat
dhe tallashin nga vegla pasi të keni hequr kapakun e
rrotës së dhëmbëzuar. Pasi të keni pastruar veglën,
ndizeni pa ngarkesë pune për të lubrifikuar zinxhirin e
sharrës dhe shufrën udhëzuese.
Mbulojeni shufrën udhëzuese me kapakun e shufrës
udhëzuese.
Zbrazeni vajin nga depozita e vajit për ta boshatisur dhe
vendoseni sharrën me zinxhir.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Summary of Contents for DUC252
Page 146: ...146 ...
Page 147: ...147 ...