40
nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe më tepër
në lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e përparme.
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me zinxhir pas çdo
prerjeje.
Fig.25
KUJDES:
•
Nëse skaji i sipërm i shufrës përdoret për prerje,
sharra me zinxhirë mund të mënjanohet në
drejtimin tuaj nëse zinxhiri ngec. Për këtë arsye,
prisni me skajin e poshtëm, në mënyrë që sharra
të mënjanohet larg trupit tuaj.
Fig.26
Prisni trupin të tendosur në anën e trysnisë (A) si fillim.
Më pas bëni prerjen përfundimtar në anën e tendosur
(B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
Heqja e degëve nga trupi
KUJDES:
•
Prerja e degëve nga trupi mund të kryhet vetëm
nga persona të trajnuar. Kundërveprimi paraqet
një rrezik.
Gjatë prerjes së degëve mbështeteni sharrën me zinxhir mbi
trung, nëse është e mundur. Mos prisni me majën e shufrës
sepse kjo mund të paraqesë rrezik kundërveprimi.
Kushtojini kujdes të veçantë degëve të tendosura. Mos
prisni nga poshtë degët që janë pa mbështetje.
Mos rrini mbi trungun e prerë gjatë prerjes së degëve.
Prerjet me gropa dhe prerjet paralele me fijet e drurit
KUJDES:
•
Prerjet me gropa dhe paralele me fijet e drurit mund të
kryhen vetëm nga persona me trajnim të veçantë.
Mundësia e kundërveprimit krijon rrezikun e lëndimit.
Fig.27
Prerjet paralele me fijet e drurit bëjini në një kënd sa më
të cekët që të jetë e mundur. Prerjet bëjini me sa kujdes
të mundeni meqë nuk mund të përdoret amortizatori me
maja.
Prerja e pemëve
KUJDES:
•
Prerja e pemëve mund të kryhet vetëm nga
persona të trajnuar. Puna është me rrezik.
Nëse dëshironi të prisni një pemë duhet ta bëni në
respektim të rregulloreve lokale.
Fig.28
−
Përpara se të nisni prerjen e një pemë, sigurohuni që:
(1) Në afërsi të mjedisit të jenë vetëm personat
që përfshihen në veprimtarinë e prerjes;
(2) Çdo person i përfshirë ka një rrugë tërheqjeje pa
pengesa në një shkallë prej afërsisht 45° e
secilës anë të boshtit të prerjes. Merrni në
konsideratë dhe rrezikun shtesë të rënies së
pemëve në kabllot elektrike;
(3) Baza e trungut të mos ketë objekte të huaja,
rrënjë dhe shtëpi afër;
(4) Të mos ketë asnjë person ose objekte në një
distancë prej 2 1/2 e gjatësisë së pemës në
drejtimin ku do të bjerë pema.
−
Në lidhje me çdo pemë merrni në konsideratë
aspektet e mëposhtme:
•
Drejtimin nga është e anuar;
•
Degët gati të prera ose të thata;
•
Gjatësinë e pemës;
•
Përkuljen natyrale;
•
Nëse pema është e kalbur ose jo.
−
Llogarisni shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Mos e
prisni pemën nëse era fryn me furi.
−
Krasitja e rrënjëve të dukshme: Nisni me rrënjët
më të mëdha. Në fillim bëni prerjet vertikale, më
pas ato horizontale.
Fig.29
−
Bëni një prerje të pjerrët: Kjo prerje e pjerrët
përcakton drejtimin në të cilin do të bjerë pema
dhe e udhëzon. Ajo bëhet nga ana nga ku do të
bjerë pema. Bëjeni këtë prerje të pjerrët sa më
afër tokës. Në fillim bëni prerjen horizontale në një
thellësi 1/5-1/3 të diametrit të trungut. Mos e bëni
prerjen e pjerrët shumë të madhe. Më pas bëni
prerjen diagonale.
−
Bëni prerjet korrigjuese të kësaj prerjeje të pjerrët
në gjithë gjerësinë e saj.
Fig.30
−
Prerjen e pasme bëjeni pak më lart se prerja bazë
e prerjes së pjerrët. Prerja e pasme duhet të jetë
krejtësisht horizontale. Lini afërsisht 1/10 e
diametrit të trungut ndërmjet prerjes së pasme dhe
prerjes së pjerrët.
Fibrat e drurit në pjesën e paprerë të trungut
shërbejnë si menteshë. Në asnjë rrethanë mos i prisni
të gjitha fibrat, sepse pema mund të bjerë në mënyrë
të pakontrolluar. Fusni pyka në prerjen e pasme.
−
Për të mbajtur prerjen e pasme të hapur mund të
përdoren vetëm pyka plastike ose alumini.
Përdorimi i pykave prej hekuri është i ndaluar.
−
Qëndrimi në anë të pemës që bie. Mbani një zonë
të pastër pas pemës që shembet deri në një kënd
prej 45 ° nga secila anë e boshtit të pemës
(referojuni figurës për “zonën e prerjes"). Bëni
kujdes nga rënia e degëve.
−
Duhet të planifikohet dhe pastrohet një rrugë
largimi sipas nevojës para se të nisin prerjet.
Rruga e largimit duhet të kalojë nga pas dhe
diagonalisht me pjesën e pasme të linjës ku pema
pritet që të bjerë, siç ilustrohet në figurë.
Fig.31
Transportimi i veglës
Fig.32
Gjithmonë hiqeni kutinë e baterisë nga vegla dhe
mbivendoseni shufrën udhëzuese me kapakun e shufrën
udhëzuese para se ta transportoni veglën. Gjithashtu
mbulojeni kutinë e baterisë me kapakun e baterisë.
Summary of Contents for DUC252
Page 146: ...146 ...
Page 147: ...147 ...