![background image](http://html1.mh-extra.com/html/makita/dhr263z/dhr263z_instruction-manual_4008941023.webp)
23
Këndi i puntos
(gjatë ciflosjes, leskërimit ose shkatërrimit)
Fig.16
Puntoja mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për të
ndryshuar këndin e puntos, lëshoni butonin e bllokimit
dhe rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të
punës në simbolin
O
. Rrotulloni punton në këndin e
dëshiruar.
Lëshoni butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin
. Më
pas sigurohuni që puntoja të jetë shtrënguar sa duhet
duke e rrotulluar pak.
Fig.17
Matësi i thellësisë
Fig.18
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
•
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet folenë e
ingranazhit.
Kapaku kundër pluhurit
Fig.19
Përdorni kapakun kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj
gjatë punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni
kapakun kundër pluhurit në punto siç tregohet në figurë.
Përmasa e puntove ku mund të bashkëngjitet kapaku
kundër pluhurit është si më poshtë.
Diametri i puntos
Mbajtësja e pluhurave 5
6 mm - 14,5 mm
Mbajtësja e pluhurave 9
12 mm - 16 mm
006382
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
Fig.20
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
.
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën
pastaj tërhiqni çelësin.
Mos ushtroni forcë te vegla. Presioni i lehtë jep
rezultatet më të mira. Mbajeni veglën në pozicion dhe
mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion nëse vrima bllokohet me
cifla dhe grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më pas hiqeni
punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur këtë disa herë,
vrima do të pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.
KUJDES:
•
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
që janë futur në beton. Përdorni gjithmonë
mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse) dhe
mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit gjatë kohës që është në
punë. Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në
humbjen e kontrollit të veglës dhe ndoshta në
lëndime serioze.
SHËNIM:
Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos mund të
ndodhë gjatë vënies në punë të veglës pa ngarkesë.
Vegla qendërzohet vetë gjatë punës. Kjo nuk ndikon në
precizonin e shpimit.
Fryrësja (aksesor opsional)
Fig.21
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Fig.22
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
Shpimi në dru ose metal
Për model DHR263
Fig.23
Fig.24
Përdorni grupin opsional të mandrinës së shpimit. Për ta
instaluar referojuni “Instalimit ose heqjes së puntos” që
përshkruhet në faqen e mëparshme.
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në mënyrë që shigjeta të tregojë simbolin
.
Për model DHR264
Fig.25
Përdorni mandrinon e shpimit që ndërrohet shpejt si
pajisje standarde. Për ta instaluar referojuni “Ndryshimi i
mandrinës për ndryshimin e shpejtë të SDS-plus” që
përshkruhet në faqen e mëparshme.
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtim
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Mbani unazën dhe
ktheni bokullën në drejtim orar për të shtrënguar
mandrinën. Për të hequr punton, mbani unazën dhe
rrotulloni bokullën në drejtim kundërorar.
Summary of Contents for DHR263Z
Page 78: ...78 ...
Page 79: ...79 ...
Page 80: ...80 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885316 963 ...