![background image](http://html1.mh-extra.com/html/makita/dhr263z/dhr263z_instruction-manual_4008941024.webp)
24
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në
simbolin
.
Mund të bëni shpime me diametër deri në 13 mm në
metal dhe me diametër deri në 32 mm në dru.
KUJDES:
•
Mos përdorni kurrë “rrotullim me goditje” kur grupi i
mandrinës së shpimit është e instaluar në vegël.
Grupi i mandrinës së shpimit mund të dëmtohet.
Mandrina e shpimit gjithashtu mund të hiqet gjatë
kthimit të veglës mbrapsht.
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.26
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.27
Montoni sërish mbulesën e kapakut të mbajtëses në
vegël.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Punto me majë karbiti SSD-Plus
•
Bulino shpuese
•
Daltë e ftohtë
•
Daltë për leskërim
•
Daltë për kanale
•
Grupi i mandrinës së shpimit
•
Mandrinë shpimi S13
•
Përshtatësi i mandrinos
•
Çelësi i mandrinos S13
•
Grasoja për punton
•
Mbajtësja anësore
•
Matësi i thellësisë
•
Fryrësja
•
Kapaku kundër pluhurit
•
Montimi i shkarkuesit të pluhurit
•
Syze mbrojtëse
•
Kutia mbajtëse plastike
•
Mandrino shpimi pa çelësa
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for DHR263Z
Page 78: ...78 ...
Page 79: ...79 ...
Page 80: ...80 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885316 963 ...